Populli bullgar po vazhdon të kërkojë rrugën e vet drejt ndryshimit, tregojnë rezultatet nga votimi parlamentar përpara afatit më 11 korrik. Prandaj dhe pyetja të cilën e drejtuam përsëri drejt të gjithëve me të cilët biseduam në ditën e zgjedhjeve është - si duhet të ndryshojë Bullgaria pas votimit?
“Pres një Bullgari më të mirë, e cila do të më bëjë të mendohem nëse nuk është më mirë që të kthehem” - vuri në dukje Daniell Dimov nga qyteti gjerman Dusseldorf dhe shtoi:
“Bullgaria, e cila nuk zë vendet e fundit në të gjitha klasifikimet në Evropë dhe në Bashkimin Evropian. Mendoj se politikanët e panë dëshirën e njerëzve për ndryshim akoma që në protestat antiqeveritare vjet. Pavarësisht nga partia, në të cilën anëtarësojnë , që të gjithë ata e dinë se, shikojmë në detaje se çfarë rastis dhe nëse dhe si e bëjnë punën e tyre. Prandaj jam i inkurajuar se, do të ketë rezultat dhe se do të lëvizim drejt një Bullgarie më të mirë”.
Daniell niset për në Gjermani akoma duke qenë 12 vjeç, duke ndjekur prindërit e tij, por në këtë etapë është kategorik : “Aktualisht në Gjermani është zgjedhje më e mirë, për shkak të arsimit, punës, cilësisë së jetës. Ka sektorë të tërë në Bullgari, të cilët mund të përmirësohen - duke filluar nga shëndetësia, ekonomia, madje dhe ai social.
Sipas Gabriela Bençeva nga Nuremberg, Gjermani, akoma pas zgjedhjeve parlamentare gjatë muajit prill është bërë e qartë se, të dyja partitë drejtuese janë në ty dyja polet. Ndonjë farë bashkimi është i mundur vetëm nëse tërhiqen ekspertë, të cilët t’u simpatizojnë partive të protestave: “Atëherë mendoj se, do të mundet në emër të Bullgarisë dhe të kërkimit të ndonjë farë vendimi kuptimplotë të arrihet deri në ndonjë farë konsensusi. “
Pronari i një pastiçerie në qytetin turk Bursa Ahmed Kudrjakli ka lindur në rrethin e qytetit Ruse dhe voton në të gjitha zgjedhjet parlamentare deri në këtë moment. “Votuam për demokracinë, për unitetin, për të drejtat e barabarta për etnoset.”
Sipas Irena Angjellovës nga Çekia bullgarët janë të kënaqur nga ndryshimi i bërë në rregullat zgjedhore, por presin akoma: “Në vend të dytë , ngritjen e rrogave të njerëzve, të ketë mjaft punë, investime më të shumta nga jashtë. Në vend të tretë është shëndetësia - e cila duhet të jetë krejtësisht falas për të gjithë, siç është këtu. Pensionistët bullgarë japin shumë para për ilaçe, që pothuajse u harxhon të gjithë pensionin. Shumë njerëz vijnë jashtë, sepse nuk mundin të realizohen në Bullgari. “
Që të jetojmë në një Bullgari të re, si fillim është e domosdoshme të ndryshojmë mënyrën në të cilën punon parlamenti – është kategorik Zhulien Zhelev, vullnetar për zgjedhjet nga kryeqyteti austriak.
“Aktiviteti legjislativ i parlamentit të 46-të duhet të kthejë debatin që ecën me një republikë parlamentare. Me fjalë të tjera të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë me zgjedhësin dhe me komentet e tij mbi propozime të caktuara, të mos pranohen ligje sa për të thënë. Topi do të jetë krejtësisht në shumicën e re në parlament. Tek zgjedhësi vihet re një lodhje nga zgjedhjet e shpeshta”.
Zhelev është i mendimit se është më mirë që të formohet qeveri-“nuk duhet të tallemi me punën dhe përpjekjet, të bëra nga ana e vullnetarëve zgjedhor, të cilët për herë të dytë në kuadrin e disa muajve ndajnë nga koha dhe nga forcat e veta, që të mund të organizojnë votimin jashtë kufirit”. Në pozitën e kundërt është një vullnetare tjetër në zgjedhjet - Nadezhda Stojanova-Litëll, e cila prej viteve jeton në Boston - Shtetet e Bashkuara. Mes çështjeve më të dhimbshme përpara drejtuesve të rinj ajo nxjerr shëndetësinë:
“Bullgaria po vazhdon të jetë me pragun më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian. Për mua kjo vjen nga kaosi, i cili u krijua, nga mungesa e besimit në qendrat shkencore, të cilat dëshmojnë se përse vaksina është shpëtimi i jetës.”
“Unë e kam të qartë se gjërat nuk do të ndryshojnë me një shkop magjik-përgjithëson Denica Sekuliçka nga Sllovakia. Si tërësi do të doja që Bullgaria të jetë një vend pak më i qetë dhe i rregulluar për të jetuar, me më pak korrupsion dhe kriminalitet, me një ekonomi më të stabilizuar.”
Mbi këtë material punuan: Diana Cankova, Joan Kolev, Darina Grigorova, Miglena Ivanova dhe Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..