Ministria e Jashtme Bullgare dënoi ashpër aktin e vandalizmit kundër Konsullatës së Nderit të Serbisë në Plovdiv. Gjuha e urrejtjes kundër çdo shteti dhe shtetasve të tij, si dhe fyerja dhe shkaktimi i dëmit material në misionet e huaja, janë në kundërshtim me vlerat demokratike dhe në shkelje të ligjit ndërkombëtar, theksohet në pozitë. Ministria ka besim se autorët do të gjenden dhe do të vihen nën përgjegjësi ndërsa marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë do të vazhdojnë të zhvillohen në një frymë fqinjësie të mirë dhe miqësie.
Lidhur me fyerjen e shkruar në latinisht, Ministria e Jashtme Serbe theksoi se “ky nuk është një provokim bërë nga qytetarë bullgarë, pasi vendet dhe popujt tanë kanë vendosur një nivel të lartë besimi dhe marrëdhënie miqësore”.
Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..
Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e..