“Ky është albumi im i 14, më romantik deri tani”- në këtë mënyrë xhaz këngëtari më i dashur prezanton koleksionin e tij të titulluar Love Songs vol.1. Ai përmban standarde të dashura të xhazit, kurse si një bonos vjen kënga “Strehë në shi” Looking for Shelter - një nga këngët më të njohura-hit të këngëtarit Vasill Petrov në bazë të muzikës së Vasill Parmakovit. “Me përjashtim të “Strehë në shi” këngët në album janë nga vitet 20 dhe 30 të shekullit të 20 - koha, në cilën është formuar shou biznesi, kurse xhazi është shfaqur si zhanër. Kam përfshirë standarde nga Xhorxh dhe Ajra Gershuin, Johnny Mandel e të tjerë”- tregon akoma këngëtari përpara Radio Bullgarisë. Këngët janë të përfshira në projektin e ri SymphoNY way, të cilin Vasill Petrov e prezanton bashkë me Filarmoninë e Vracës, dirigjent është Hristo Pavllov. Në projekt merr pjesë dhe treshja e xhazit Jordan Tonovski (piano), Hristo Minçev (bas kitarë), Kristian Zhelev (bateri). Një mike speciale në program është violinistja e njohur Zornica Illarionova.
Turneu filloi përpara disa ditëve nga Bullgaria Jugore, pas kësaj pasojnë akoma shtatë qytete bullgare. Koncerti i fundit është buzë detit - në qytetin Sozopoll më 22 shtator. Hollësi për programin e SymphoNY way, mësojmë nga Vasill Petrovi:
“Kënga e parë është Smile - nga filmi i njohur i Çaplinit “Dritat e qytetit”. Ka dhe pjesa të tjera të njohura të filmave. Kam përfshirë dhe këngë të cilat janë bërë të njohura si Feelings të Moris Allbërt, Love story (Where Do I begin) të Fransis Lej, këngë të Beatles, Sting, Sinatra , spiriçuall, gospel. Programi është tepër i larmishëm, me një dramaturgji personale dhe një kulm natyral drejt fundit. Publiku reagon në mënyrë shumë të entuziazmuar, nuk na lejojnë që të ikim nga skena”.
Të rikujtojmë që karriera profesionale e Vasill Petrovit fillon akoma duke qenë student në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” në klasën e Boris Stamenovit, më vonë – tek Angell Zaberski - baba. Si ndihet sot ai në skenë?
“Mund të them se, kam ndryshuar në një drejtim pozitiv. Grumbullova një rutinë, po hyj gjithnjë e më shumë në ujërat e thella sa i përket interpretimit. Unë i ndiej këngët si role, në të cilat mëshirohem, si pjesa të shkurtra teatrale. Mundohem në mënyrë maksimaletë zbuloj mendimin e autorëve të cilët kanë shkruar muzikën dhe tekstin. E tillë është qasja ime dhe në albumin e ri-u mundova t’i sjellë publikut interpretime maksimalisht të pastra. Rreth kufizimeve gjatë muajve të fundit, njerëzit janë të etur për art, për muzikë, dhe teatër. Me rëndësi është të mos t’i zhgënjesh . Për ne, interpretuesit, filluan dhe paraqitjet jashtë shtetit. Tanimë pata pjesëmarrje në Itali, tani po përgatitem për festivalin në Serbi, i cili u shty katër herë për shkak të pandemisë. Shpresoj që tani rrethanat të lejojnë që organizatorët ta realizojnë. Shpresoj që të rivendosim dhe turneun me yllin argjentinas Karen Souza me të cilën duhej të zhvillojmë koncerte në Sardenja-Itali dhe Bullgari.”
Dihet se një nga aktivitetet e preferuara të Vasill Petrovit eshtre të pikturojë. Tregon se, në kohën e bllokimit ka krijuar piktura të shumta. Një pjesë prej tyre po i përgatit për ekspozitë, e cila do të shoqërojë koncertet e tij në Varna, Bansko dhe në qytete të tjera.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/VassilPetrov
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..