Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha 421 makinat e votimit jashtë vendit u furnizuan

| rinovuar më 21-07-05 6.26.MD
Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Të gjitha 421 makinat e votimit u furnizuan jashtë vendit dhe u dërguan në misionet diplomatike dhe konsullore. Kjo u bë e qartë nga një konferencë shtypi dhënë nga Ministri i përkohshëm i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev.

Gjatë kësaj jave, makineritë do të furnizohen në seksionet përkatëse dhe do t'u dorëzohen punonjësve të autorizuar.

Për momentin, seksionet jashtë janë dy herë më shumë sesa në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, tha Stoev. Ai falënderoi komunitetet bullgare jashtë dhe theksoi se ata janë një partner i vlefshëm në organizimin e zgjedhjeve.

Ministri Stoev gjithashtu vuri në dukje disa probleme specifike në lidhje me zgjedhjet jashtë vendit, për të cilat pritet një vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Njëra prej tyre është se përbërja përfundimtare e komisioneve sektoriale të zgjedhjeve nuk është aprovuar ende. Një problem tjetër është se këta njerëz nuk janë trajnuar nga KQZ. “Për fat të keq, nuk ka udhëzime metodologjike”, shtoi Stoev.

Bullgarët do të mund të votojnë në këto zgjedhje në këndet më të largëta të botës:

Seksioni më perëndimor nga gjithsej 782 seksionet në 68 vende do të jetë në San Francisko, SHBA, ai më lindor - në Auckland, Zelanda e Re, ai më verior - në Tromso, Norvegji dhe seksioni më jugor - në Christchurch, Zelanda e Re.

Do të mund të votojnë edhe bashkatdhetarët tanë që nga Tokioja e Japonisë, përmes Nigerisë, Bavaros në Republikën Dominikane e gjer tek Argjentina, Surguti në Rusi dhe Afrikën e Jugut.

Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi 380 persona jashtë vendit dhe 2530 njerëz u propozuan nga komunitetet bullgare dhe përfaqësimet tona të huaja si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve.

Rreth 1 350 njerëz janë propozuar nga partitë politike si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve jashtë, tha Ministri Stoev në konferencën në fjalë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papa Françesku

Reagimet në Bullgaria pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD

Mbështetje për njerëzit në lagjen “Zaharna Fabrika”, të mbetur pa strehë

Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën.  Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..

botuar më 25-04-21 1.01.MD

Besimtarë nga e gjithë vendi iu bashkuan një procesioni me një ikonë të mrekullueshme të Virgjëreshës Mari

Qindra besimtarë nga e gjithë vendi u dyndën në Manastirin e Baçkovos për të marrë pjesë në procesionin tradicional liturgjik me ikonën e mrekullueshme të Nënës së Shenjtë të Zotit. Pelegrinazhi filloi nën  tingujt e kambanave i udhëhequr nga..

botuar më 25-04-21 12.12.MD