Gjatë javëve të fundit turistët nëpër bregdetin tonë verior të Detit të Zi u bënë dëshmitarë të një dukurie të pazakonshme - një sulm në masë i nusepashkave. Sipas biologëve ekspertë, nusepashka me shtatë pikë, e cila ka nga tre pikë mbi çdo krahë dhe një pas kokës, është nga insektet e mira. Ajo është shumë e dobishme, sepse ha nga 200-300 afide në ditë:
“Nusepashka është një armik natyror i afideve, të cilat sivjet ndodhen në kalamitet (një shtim i pazakonshëm i popullimit) - vuri në dukje në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare – Varna doktoresha Antoaneta Tonçeva, drejtoreshë e ndërmarrjes bashkiake “Dezinfektim, dezinsektim, dhe deratizim”. Shkaku për këtë është kompleks. Një shtim në numër vihet re dhe tek lloje të tjera në periudha të ndryshme. Mbipopullimi i fundit i tillë i afideve ishte 20-25 vjet më parë. Atëherë po kështu kishte re të tëra prej nusepashkave, të cilat janë armiku i tyre natyral dhe një luftëtar i shpejt”.
Në kundërshtim të pohimeve se nusepashkat janë aziatike dhe kafshojnë, doktoresha Antoaneta Tonçeva vuri në dukje: “Ato janë krejtësisht bullgare, ne kemi nja 7-8 lloje”. Kurse sa i përket mundësisë nga një kafshim ajo ishte kategorike se “vetëm nëse ndihen të frikësuara, mundet që ato shumë lehtë të cimbisin, por ne nuk jemi në shënjestrën e tyre”. Në këtë rast bëhet fjalë për një luftë të natyrshme me dëmtuesit, gjatë së cilës sistemi ekologjik mundohet vet të mund të përballojë problemin. Gjatë përdorimit të kimikateve për mbrojtje bimore, përveç dëmtuesve ngordhin dhe insektet e dobishme. Janë bërë madje dhe ksperimente me nusepashka me shtatë pikë për të përballuar afidet të cilat shumë shpesh i sulmojnë të mbjellat.
Sa u përket mizave të vogla me ngjyrosjen e grerëzave, të cilat po kështu i frikësojnë pushuesit, ato po kështu nuk janë të rrezikshme.
Ekspertët i këshillojnë njerëzit të mos t’i trazojnë nusepashkat, sepse ato lëshojnë një lëndë e cila është toksike për insektet e tjera, kurse për disa njerëz mund të sjellë alergji.
Lagështia dhe shirat krijuan kushte të favorshme për zhvillimin e rriqrave dhe të mushkonjave, të cilët nganjëherë të hidhërojnë pushimet. Por, turistët duhet të jenë të qetë, sepse terrenet me barë, sheshet e fëmijëve për të lozur dhe parqet rregullisht punohen dhe spërkaten kundra insekteve gjakatare. Në mbrëmje, kur nuk ka vizitorë, gështenjat spërkaten kundër tenjave.
Përpiloi: Darina Grigorova /në bazë të intervistës së Daniella Stojnovës/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..