Në Plovdiv, vota u blenë në emër të partisë GERB. Këtë e tha Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov në programin "Horizonti" të Radios Kombëtare Bullgare. Si provë, ai tregoi një kartëvizitë të gjetur të një deputeti nga GERB në parlamentin e mëparshëm, por nuk përmendi emrin e tij. “Prokuroria duhet të ofrojë më shumë informacion që tani e tutje”, tha ministri i përkohshëm, duke kërkuar që ajo të njoftojë nëse ka hapur një hetim.
Sipas dëshmitarëve të marrë në pyetje, është e qartë se në zgjedhjet e mëparshme më 4 prill në lagjen rome Stolipinovo në qytet votat bliheshin për 15 euro. Por tani policia po punon për të parandaluar blerjen më 11 korrik, shpjegoi Rashkov.
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..