Ansambli i Bullgarisë fitoi medaljen e artë në finalet me topa në Kupën e Sfidës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Minsk të Bjellorusisë. Bullgarët e kryen kombinimin e tyre në mënyrë të përsosur dhe morën rezultatin rekord prej 47.800 pikësh (39.200 për vështirësi dhe 8.600 për realizim). Renditja ndiqet nga Izraeli me 47.000 pikë, Bjellorusia me 46.500 pikë dhe Uzbekistani me 46.550 pikë.
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..