Edicioni i 17-të i Natës Evropiane të Muzeve do të sigurojë qasje falas në më shumë se 40 galeri arti dhe muze në kryeqytet. Itineraret kulturore do të fillojnë pas dite më 3 korrik dhe do të mbarojnë në mesnatë. Na presin një sërë ekspozitash, koncertesh, punishtesh dhe veprimtarish artistike në të hapur dhe në të mbyllur.
Iniciativa evropiane lindi në vitin 2005 në Francë, ndërsa nga viti 2006 u afirmua si një traditë edhe në jetën kulturore të Bullgarisë. Organizator është Instituti Francez në Sofje me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së kryeqytetit. Në Natën e Muzeve sivjet përfshihen edhe filiale të galerive të arteve figurative dhe të muzeve nga 21 krahina të vendit.
Ja dhe disa nga aksentët e veprimtarive në Sofje:
Në se më 3 korrikun bëni shëtitje në Urën e të Dashuruarve në kryeqytet do të njiheni me ekspozitën “Franca eMocion – Udhëtim të animuar”. Nëpërmjet fotografisë dhe vizatimit digjital autorët ofrojnë një udhëtim përmes pasurisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore franceze. Ata e rrethuan të gjithë Francën dhe fotografuan 35 monumente unike të kulturës. Dhe për të sjellë në jetë fotot, kolegët e tyre Julie Stephen Chheng dheThomas Ponsshpikën një hero të animuar - ai lëvizet dhe shndërrohet në fotografitë me ndihmën e një aplikacioni celular me realitetin e shtuar.
Galeria e Arteve Evropa në bashkëpunim me „DaOrganic - art space & natural food“ – një hapësirë për art dhe ushqim natyror prezanton “Përjetime detare të shpirtit” – një ekspozitë i marinistit të njohur Vlladimir Kjurçev. Piktori bullgar nga Ukraina ka mbaruar Akademinë e Arteve Figurative në Shën Peterburg dhe është i frymëzuar nga krijuesi i shquar Ajvazovski. Vizitorët do të kënaqen edhe me koncertin “Nata e butë vere” në të cilin do të dëgjojnë kitaristen dhe këngëtare Stanimira Teneva (Mir) dhe perkusionistin Denis Mehmed (Den).
Pritet që një interes të madh të provokojë ekspozita “Fotografi i panjohur” në galerinë “Sintez”, e cila prezanton fotografin Georg Woltz(1863 - 1917) – një nga emrat më të rëndësishme në fotografinë bullgare nga fillimi i shekullit XX. Vizitorët do tëshohin gjithashtu fotografi të paprezantuara nga Sofja e vjetër, Luftërat Ballkanike, portrete të Mbretit Ferdinand I dhe fotografi ajrore të Bullgarisë.
Stoli, sende kishtare, punime të argjendarisë së aplikuar nga shekulli i XVI deri në fillim të shekullit XX, instrumente të artizanatit nga një punëtori argjendarie dhe punime të holla të mjeshtërve bashkëkohorë janë vetëm një pjesë e vogël e ekspozitave që na presin në Muzeun Historik Rajonal - Sofje
Edhe një sërë veprimtarish kulturore do të jenë në gjendje të shikojnë sofianasit dhe miqtë e qytetit në Natën Evropiane të Muzeve.
Ndërsa për 3 korrikun sinoptikët parashikojnë një natë e freskët verore me qiell pa re plotë yje...
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..