Për tre muajit e parë të këtij viti nëpër rrugët e Bullgarisë ndodhën 1051 aksidente rrugore në të cilin 72 njerëz vdiqën dhe 1307 u plagosën. Edhe pse statistika e Ministrisë së Brendshme për këtë periudhë tregon një rënie të aksidenteve krahasuar me muajt e njëjtë të vitit 2020, nga Instituti për Sigurinë Rrugore njoftojnë për një rritje të aksidenteve me ngrohjen e motit:
“Prej disa javësh e alarmojmë shoqërinë dhe politikanët bullgarë se kemi një rritje të ngjashme me ortekun në numrin e viktimave të aksidenteve rrugore - me 40 për qind që nga fillimi i majit. Asnjë institucion nuk interesohet”, tha inxhinieri Bogdan Millçev nga Instituti për Sigurinë Rrugore në eterin e BNR-Stara Zagora.
Sipas tij në Bullgari mungon një strategji adekuate dhe afatgjatë për sigurinë rrugore, ndërsa Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transportit nuk kanë dëshirë për ndonjë ndryshim. Ai kritikoi pushtetarët, se institucionet mendojnë për problemet mezi pas çdo katastrofe të rëndë.
Nga Instituti për Sigurinë Rrugore janë duke hartuar një hartë të zezë të vendeve me aksidente në vend. Ajo ripohon edhe të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, se rajoni i Plovdivit është në krye të statistikës negative për nga numri i të vdekurve dhe të plagosurve në rrugë.
“Të dhënat paraprake tregojnë, se autostrada “Trakia” rezulton të jetë e ngopur në mënyrë të panatyrshme me aksidente. Të gjitha autostradat e tjera të kombinuara kanë më pak viktima sesa në “Trakia”. Gjëja tjetër që bën përshtypje në imazh, të cilin ne e kemi quajtur “hartë të rrugëve të zeza në Bullgari”, është se nuk po flasim më për njolla të zeza ku ndodhin aksidente, por për rrugë. Ne kemi rrugë të tëra me qindra kilometra në të cilat tekstualisht në çdo udhëkryq ka incidente me vdekje. Problemi më serioz dhe më i rëndësishëm është organizimi i trafikut - shenja të vendosura gabimisht, mungesa e shenjave dhe sistemeve të sigurisë, riparimet e pahijshme dhe mirëmbajtja e keq e rrugëve bëjnë që shoferët të bëjnë gabime”, tha Bogdan Millçev.
Dhe derisa rrugët në vend të marrin një pamje në të cilën nuk ka parakushte për aksidente, përgjegjësia mbetet në duart e secilit prej nesh, si pjesëmarrës në lëvizje. Në lidhje me këtë, organizata e Sofjes e Kryqit të Kuq Bullgar organizon një festë në të hapur në Kopshtin e Princit në Sofje. E quajtën atë “Jeta merr përparësi” dhe synon të vendosë një theks të gjerë publik në veprimet sistematike dhe efektive për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e nxënësve në kryeqytet. Në qytetin Pleven (Bullgari Qendrore) në lidhje me Ditën e Sigurisë Rrugore vullnetarë demonstrojnë se si jepet ndihma e parë.
Përpilues: Elena Karkallanova (sipas intervistës së toshka Sëbeva, BNR – Stara Zagora)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..