Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valë gjithnjë e më të shpeshta të nxehtësisë në Bullgari, parashikojnë ekspertët

Thatësira mund të jetë "pandemia" e radhës për vendin tonë

Foto: arkiv

Një nxehtësi e madhe e ka përfshirë Bullgarinë gjatë ditëve të fundit. Në vende të veçanta akoma në orët e herëta të mëngjesit maten temperatura mbi 30 gradë, kurse gjatë ditës është e madhe mundësia që në vende të veçanta ato të kalojnë 38-40 gradë Celsius. Vapa do të vazhdojë dhe në fillim të korrikut, sipas parashikuesve të motit.


Klima po ndryshon, kurse ndryshimet për Bullgarinë janë të pafavorshme, komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare klimatologia  Antoaneta Jotova. Në raportin e vet të fundit për vlerësimin e ndryshimeve të klimës, OKB-ja paralajmëron se Bullgaria do të jetë një nga vendet më të prekura nga thatësira në të ardhmen dhe kjo mund të jetë pandemia e re për vendin tonë - thatësira, kundra së cilës nuk ka vaksinë.

A janë bërë  normale anomalitë me kalimin e kohës - nga periudhat me shira të rrëmbyeshme për të hyrë në nxehtësi befasuese?

Gjatë viteve të fundit në Bullgari po vihet re një shtim i shfaqjeve ekstreme të kohës me rreth 30%. Deri në vitin 2050 pritet që ato të dyfishohen” - komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare doktoresha Zornica Spasova, asistente e përgjithshme në Qendrën Kombëtare të Shëndetit dhe Analizave Publike dhe Sekretare Shkencore e Shoqërisë së Gjeografisë Mjekësore. Është konstatuar se rritja e temperaturave mesatare gjatë verës me rreth 2-3 gradë çon deri në një shtim të dyfishtë të periudhave me një kohë të zjarrtë, që është rrezikuese për shëndetin. Meqenëse ato janë të lidhura me shtimin e vdekshmërisë, të sëmundjeve kardiovaskulare, por po kështu janë të rrezikuar dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, astmë, diabet dhe shqetësime psikike. Me rëndësi është të dimë se efektet rrezikuese të kohës së nxehtë  nuk paraqiten menjëherë, por pas më shumë se  tre ditëve radhazi të ekspozimit ndaj temperaturave të larta. Sipas doktoreshës Spasova, bullgarët gëzohen kur koha është e ngrohtë dhe pa re, dhe i nënvleftësojnë rreziqet:


Në këtë moment kemi një valë të zjarrtë, e cila është e para për këtë stinë. Ekspertët paralajmërojnë se ajo është vala e zjarrtë më vdekjeprurëse, meqenëse vjen pas një periudhe të një kohe më të freskët. Nuk jemi përshtatur me klimën, nuk kemi përshtatur sjelljen tonë dhe vazhdojmë të dalim jashtë, pavarësisht se është kaq ngrohtë, nuk pimë mjaft ujë. Pikërisht gjatë kohës së valës së parë të zjarrtë vdesin njerëz të cilët janë me një shëndet të dobësuar. Kjo është një valë  nxehtësie jashtëzakonisht e rrezikshme që do të zgjasë edhe disa ditë ”.


Mbinxehtësia, goditjet nga dielli janë rreziqet e mundshme për secilin prej nesh, nëse nuk i respektojmë rregullat për t’u paraqitur në diell. Nëse njerëzit punojnë jashtë, rreziku është i madh. “Anuloni përkohësisht sportin në të hapur në këto ngrohtësi, përveç sporteve në ujë. Nëse freskoheni në një ujë më të ftohtë, kini mendjen që ulja e temperaturave të mos të bëhet menjëherë, që të mos të shkaktohet një shok për trupin”, këshillon doktoresha Spasova.

Shtimi i valëve të nxehta në të gjithë botën vërehet që nga viti 1985 e këtej dhe është e lidhur me shtimin e temperaturës mesatare globale të ajrit. Numri i njerëzve, të cilët u janë nënshtruar ngrohtësive ekstreme rritet në mënyrë eksponuese. Në një përpjesëtim botëror vdekshmëria, e cila është e lidhur me nxehtësinë tek njerëzit në moshë mbi 45 vjeç është dyfishuar gjatë 20 vjetëve të fundit, kurse në Evropë shtimi është me 30%.


Evropa Juglindore, ku gjendet dhe Bullgaria, është një nga më të prekshmet sa u përket valëve të zjarrta në Evropë, tregon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Popullsia bullgare është më e prekur për shkak të faktit se mund të adaptohet më vështirë. Për shembull shumë më pak njerëz mund t’i lejojnë vetes kondicioner në shtëpi, kemi një status shëndetësor më të ulët. Në Bullgari nga njëra anë kemi valë më të nxehta, kurse nga ana tjetër kemi një popullsi e cila është plakës, që e bën mjaft të prekshme”, thotë doktoresha Zornica Spasova.

Redaktore: Elena Karkallanova/ në bazë të intervistave të D. Donçeva, BNR-programi “Horizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD