Para mbledhjes në Këshillin Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev komentoi se muajin e gjysmë të fundit Bullgaria ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga partnerët evropianë që pikërisht në këshillin e sotëm të nisen negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit. Në momentin e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës.
"Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, në maj, Bullgaria ishte në izolim, e akuzuar për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë," tha Radev, duke shtuar se qeveria e përkohshme ka bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar kohën e humbur gjatë viteve.
Sipas Kreut të Shtetit, Bullgaria ka një pozicion të qartë për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit. "Erdhi koha të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi në zgjidhjet pragmatike," tha ai, duke paralajmëruar se presioni ndaj Bullgarisë do të vazhdojë.
Rumen Radev ka theksuar gjithashtu se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut "përpara se të jemi të bindur se fqinji ynë nuk do të ndërtojë identitetin e vet mbi vjedhjen e historisë bullgare," thuhet në njoftim.Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..