Filloi dhe programi aktiv veror në vendpushimin tonë Bansko. Për vit të 11 të radhës ai mbledh sportistët më të mirë malorë për ngjitjen e majës Vihren në garën në vrapim malor dhe çiklizëm “Pirin Run”. Mbi 70 janë pjesëmarrësit në maratonën dhe ata janë nga e gjithë Bullgaria. Programi i garës parashikon 13 kilometra vrapim malor, 26 kilometra çiklizëm nëpër Pirin dhe 29 kilometra dygarësh malor (çiklizëm dhe vrapim). Një ditë më vonë, më 28 qershor, me iniciativë të Dhomës Regjionale të Zanatçinjve në qytetin Bansko për vit të parë do të organizohet një Panair i Zanateve. Deri më 4 korrik miqtë dhe banuesit e qytetit do të kenë mundësinë të shijojnë dhe të marrin pjesë në traditat dhe demonstratat e zanateve të ndryshme bullgare, të prezantuar nga mjeshtrit vendas.
Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..