Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të ruajmë kujtime të mira nga Sofja me ....kartolinë në dorë

7
Foto: Zllatina Toçkova

A i mbani mend kartolinat nga e kaluara jonë? Ato mbi letër, të cilat prindërit tanë si dhe prindërit e tyre ua kanë dërguar njerëzve të tyre të dashur, kur kanë qenë larg njëri nga tjetri. Një vajzë 24 vjeçe do të na japë mundësinë ta provojmë këtë kënaqësi nga e kaluara. Sibilla Kerelezova është autore e një udhëzuesi të ri kulturor për hapësirat e artit në Sofje, i cili është nën formën e kartolinave. E veçanta e Best Regаrts from Sofia është se çdo një faqe, e cila prezanton një galeri të veçantë në kryeqytet, është e shpuar, mund të këputet dhe të nxiret fare lehtë dhe të dërgohet deri tek ndonjë njeri i afërt ose thjesht të ruhet si një kujtim i shtrenjtë nga vendi i vizituar, tregon autorja.


“Ideja lindi vjet, derisa po bëja gati punën time të diplomës në “Projektimin e inxhinierisë” në Universitetin Teknik në Sofje. Tema qe “Udhëzues nëpër Sofje” dhe vet punimi im ishte në po këtë formë - të faqeve të shpuara, por atëherë kartolinat qenë fotografi të mia personale, - tregon Sibilla.

Sibilla Kerelezova

Atëherë bëra një tirazh shumë të vogël, të cilin ua dhashë shokëve të mi. Ata e pëlqyen shumë dhe kështu më lindi ideja të bëj një udhëzues, i cili t’u kushtohet hapësirave për kulturë, sepse një format i tillë, me kartolina poste tek ne nuk ka. Synimi im ngeci për ca kohë derisa hasa në një konkurs të Fondit Kombëtar “Kulturë” nën programin "Iniciativa Krijuese”, i cili është i orientuar drejt autorëve të pavarur. Unë aplikova, ata më miratuan dhe kështu e realizova broshurën.”

Është kthyer drejt galerive sepse ajo vetë merret me art dhe ka dashur që këtë pasion të saj ta kthejë në një produkt, i cili të jetë i dobishëm për një pjesë më të madhe njerëzish. Sot botimi i gatshëm përfaqëson 11 galeri të cilat Sibilla i konsideron një pjesë  integrale të frymës artistike të Sofjes moderne.


“Hapësirat të cilat janë të përfshira janë një pjesë e rëndësishme nga peizazhi kulturor i kryeqytetit tonë, me fjalë të tjera ato formojnë skenën  për artin në Sofje. Kam përfshirë të gjitha filialet e Galerisë Kombëtare -“Pallatin, “Kuadrat 500”, Muzeun për një Art të Krishterë, Muzeun për një Art Socialist, si dhe këtë për një art modern - Arsenali i Sofjes. Nuk janë lënë pas dore dhe dy galeritë e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë - “Shipka 6” dhe “Rajko Aleksiev”, galeria “Akademia” e Akademisë Kombëtare të Arteve, ku unë po mësoj në këtë moment “Projektim grafik”, si dhe Galeria Artistike e Qytetit të Sofjes dhe filialet e saj. Imazhet mbi vet kartolinat janë ilustrime të mia prej autori, ku pothuajse të gjitha prezantojnë fasadat e vet ndërtesave.”


Çdo një kartolinë përmban dhe një tekst të shkurtër për historinë e hapësirës së paraqitur dhe se çfarë mund të shikohet në të. Tekstet janë në gjuhën bullgare dhe angleze, sepse botimi është i orientuar si drejt banuesve vendas në Sofje, kështu dhe drejt miqve të qytetit dhe turistëve të huaj, të cilët vijnë këtu. Për ta ai mund të shërbejë si një udhëzues-sqarues, është kategorike Sibilla. Në vet botimin është vendosur dhe një hartë e veçantë të Sofjes, me të cilën më lehtë të lokalizohet vendi i një galerie të dhënë.

Botimi do të shpërndahet krejtësisht falas dhe mund të gjendet në të gjitha galeritë e përfshira në të, si dhe nëpër qendrat turistike pranë Bashkisë së Kryeqytetit - në nënkalimin e Llargos dhe në nënkalimin e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.


Dhe meqenëse kujtimet nga udhëtimet nëpër Bullgari mund të “lindin” madje dhe libër ne ju rikujtojmë që ndalesa për vende përrallore nëpër vendin tonë ka kudo.

Foto: Zllatina Toçkova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD