Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit.
Pjesa më e madhe, 72% e bullgarëve, u besojnë lajmeve të BNR, tregon sondazhi. Për nga besimi pas BNR-së në klasifikim renditen televizionet kombëtare: Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/ - 70%, bTV - 67% dhe Nova TV - 67%.
Sa i përket arritjes deri tek audienca, BNR është në vendin e 6 pas Nova, bTV dhe BNT, gazeta "24 çasa" dhe Bulgaria On Air TV. BNR arrin 11% të bullgarëve të paktën 3 herë në javë dhe deri në 18% në javë.
Sajti i BNR arrin 8% të audiencës të paktën 3 herë në javë dhe deri në 13% në javë. Për 86% të bullgarëve burimet kryesore të lajmeve janë në internet, duke përfshirë këtu mediat sociale.Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..