Bullgaria ripohoi pozitën e saj mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mbetet e hapur për një dialog konstruktiv me Presidencën e ardhshme sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Kjo u njoftua nga Ministria jonë e Jashtme me rastin e Këshillit të sotëm për Çështjet e Përbashkëta në Luksemburg me pjesëmarrjen e zv Ministrit të Jashtëm Rumen Aleksandrov.
"Ne jemi konstruktivë dhe mirëdashës, por presim që Maqedonia e Veriut të fillojë të zbatojë në praktikë angazhimet e marra në një nivel të lartë më 17 qershor 2021 në Sofje," theksoi ai. Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut duhet të heqë dorë nga pretendimet territoriale dhe historike ndaj Bullgarisë, si dhe nga ndryshimi i mbishkrimeve të monumenteve që nxisin urrejtje ndaj vendit tonë.
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër..