Në shekujt XII-XIV në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo, u ndërtuan shumë manastire, të cilat u vendosën si qendra kryesore shpirtërore dhe kulturore brenda Shtetit të Dytë Bullgar. Midis tyre është Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli, i njohur gjithashtu si Manastiri i Ljaskovecit, sepse ndodhet shumë afër qytetit të sotëm Ljaskovec. Manastiri madhështor, që shtrihet mbi shkëmbinjtë e lartë të Pllajës së Arbanasit, sot vizitohet nga dhjetëra mijëra besimtarë dhe turistë nga e gjithë bota.
Nga larg silueta e manastirit na kujton një kështjellë mesjetare. Sipas legjendës, tokat përreth manastirit kanë qenë pronësi e vëllezërve Pjetri dhe Asen. Kur e shpallën kryengritjen për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi bizantin në vitin 1185, ata u betuan - në rast se kryengritja është e suksesshme, të ndërtojnë një manastir në këtë vend të shenjtë. Dhe e mbajtën premtimin e dhënë!
Gjatë viteve të errëta të sundimit osman, manastiri u dogj dhe u shkatërrua, por më pas u ringjall si një feniks nga hiri. Në të vërtetë historia e këtij tempulli të shenjtë të krishterë është e trazuar. Më shumë hollësi për të mund të mësoni në artikullin tonë “Mua nuk më preku as shpata dhe robëria, as zjarri, as tërmeti” – Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi:Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..