Një pjesë nga shtëpitë e pushimit në malin Vitosha, mali i cili është në një afërsi të drejtpërdrejtë me kryeqytetin tonë, do të pajisen me makina të specializuara për kompresimin e kanoçeve prej alumini në kuadrin e iniciativës së “ Klubit Malor të Sofjes”. Në bazë të kësaj mënyre mbeturinat të cilat e ndotin mjedisin do të rikuperohen nga një kompani riciklimi, kurse mali do të ruhet nga ndotja, pohojnë ekologët e rinj.
Përpara Radio Sofjes të Radios Kombëtare Bullgare, Dora Mihajllova nga klubi malor sqaroi se pronarët e shtëpive për pushim, por dhe vetë turistët, preferojnë pijet freskuese në kanoçe dhe jo në butile:
“Këto paketime, zënë mjaft shumë vend pa qenë të kompresuar. Kjo u krijon problem shtëpive për pushim për magazinimin e tyre dhe transportin përkatës. Prandaj na lindi ideja të montojmë këto presa, të cilat i bëjnë kanoçet mjaft kompakte.”
Makinat për kompresimin e aluminit do të lejojnë që mbeturinat në fjalë të shtypen dhe të ruhen, derisa të mblidhet një sasi e mjaftueshme, pas së cilës të transportohen. Ato do të montohen vetëm nëpër shtëpitë e pushimit dhe strehimoret, të cilët shesin pije të ndryshme në paketime të ngjashme. Por, për mbrojtjen e natyrës jashtë tyre, mbështetemi tek vetëdija dhe ndërgjegjja e turistëve, të cilët duhet të mbledhin pas vetes plehrat e bëra dhe paketimet prej alumini.
Depozitat e xehes nga të cilat prodhohet alumini pothuajse janë në shterim e sipër si një resurs natyror, tregojnë të dhënat nga një studim i madh ndërkombëtar. Deri tani alumini në vendet nga Bashkimi Evropian grumbullohej bashkë me paketimet e tjera metalike. Por, sipas rregulloreve të reja, kanoçet duhet të mblidhen dhe të riciklohen veç e veç. Si një pjesë nga Bashkimi Evropian në Bullgari deri në vitin 2025 paketimi i ricikluar i aluminit duhet të arrijë 50%, kurse deri në vitin 2030 - 60%. Në fakt, mbledhja e veçuar dhe riciklimi i paketimit të aluminit ose të ashtuquajturat kanoçe është një sfidë e re e madhe përpara biznesit dhe organizatave për rikuperimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto:park-vitosha.org, arkiv
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..