Nga sot, 19 qershor, të gjithë qytetarët, të cilët arrijnë nga të ashtuquajturat “vende të gjelbra”, përfshirë Bullgarinë (https://reopen.europa.eu/en), pavarësisht nga lloji i transportit, do të mund të hyjnë në Greqi po të prezantojnë një dokument në letër me rezultat negativ nga një test i shpejtë antigjeni për Covid-19, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Këto lehtësime u përkasin edhe fëmijëve. Kërkesat për paraqitjen e certifikatave PCR, të një testi të shpejtë ose të një certifikate e cila vërteton se tashmë e keni kaluar sëmundjen, tani do t’u përkasin fëmijëve që kanë mbushur 12 vjeç, dhe jo, si më parë, atyre që kanë mbushur moshën 6 vjeç.
Të gjithë shoferëve të maunave, pavarësisht nga shtetësia e tyre, të cilët mbërrijnë nga Italia në Greqi, u kërkohet të paraqesin një deklaratë në kufi me një rezultat negativ nga një vetë test i shpejtë.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..