Bullgaria dhe Rumania kanë përfunduar me sukses testet teknike të kërkuara për t'u lidhur me Sistemin Evropian të Informacionit të Vizave (VIS). Nga korriku, autoritetet kufitare të të dy vendeve do të kenë të drejtën për të hyrë në informacionin që ekziston tashmë në sistem, por nuk do të mund të futin informacion të ri. Ata do të jenë në gjendje të verifikojnë vlefshmërinë dhe vërtetësinë e vizave Shengen të lëshuara nga vendet e tjera të BE-së. Hyrja e plotë në VIS do të jetë e mundur pasi Bullgaria dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..