Qëndisje unike bullgare të qepura gjatë Rilindjes Kombëtare Bullgare mbledh në një katalog Muzeu Historik “Iskra” (Shkëndija) në qytetin Kazanllëk. Botimi luksoz me imazhe të pasura titullohet “Ngjyra dhe fije” dhe është një nga veprimtaritë me të cilat institucioni shënon përvjetorin e 120 nga krijimi. Në katalog janë të përfshirë qëndisje nga këmisha, shami, mënga, fustane etj.
“Katalogu është një mundësi për të mbledhur për brezat shembuj të qëndisjeve popullore që nga koha e Rilindjes Kombëtare nga fundi i shekullit XIX” – tha për Radion Stara Zagora kuratorja e Departamentit “Etnografi” Venelina Ilieva. Ajo kujtoi se qëndisja ka qenë gjithmonë e pranishme në rrobat e bullgarëve, sepse në kulturën tonë popullore ekziston një besim se vetëm zanat dhe krijesat nga bota e përtejme veshin rroba të pa zbukuruara.
Më shumë për simbolikën e qëndisjeve dhe për elementet në to mund të lexoni në materialin “Veshja popullore bullgare – shprehja e shpirtit bullgar” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..