Që nga viti 2015 e këtej livadhi midis fshatrave Gorsko Slivovo dhe Kërpaçevo në rajonin e qytetit Loveç strehon adhuruesit e xhazit. Festivali “Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko” sivjet fillon më 19 qershor në shpellën “Garvanica” pranë fshatit Gorsko Slivovo dhe do të vazhdojë me një koncert improvizimi të të gjithë muzikantëve në fshatin Kërpaçevo.
Mjeshtrja e improvizimeve xhaz Jëlldëz Ibrahimova është ylli i ftuar në program. Në afishen zbulojmë shumë muzikantë të njohur xhaz. Ndër ta është pianisti Zhivko Petrov i cili ka luajtur jo vetëm me shumë nga muzikantët më të njohur bullgarë, por edhe me të mëdhenjtë e rangut të Natalie Cole dhe Chico Freeman dhe të tjerë. Saksofonisti Dimitër Liolev i cili gjithmonë arrin të realizojë një shprehje bullgare me theks të fortë nga folklori i rajonit të malit Rodopa, gjithashtu do të kënaqë adhuruesit e muzikës xhaz. Trombonisti Velisllav Stojanov dhe pianisti Atanas Milladinov do të shfaqen në skenë me vajzat e tyre - këngëtaret e reja Josifa Stojanova dhe Jana Milladinova
Në fakt, fëmijët janë në fokusin e festivalit dhe për ta parashikohet një program i veçantë ditën e së dielës. Kështu, nëse kushtet atmosferike janë të favorshme, publiku do të kalojë orë të këndshme duke shijuar interpretimet e disa prej emrave të mëdhenj të xhazit bullgar në një atmosferë të paimitueshme - të ulur mbi kashtë, të rrethuar me bar të gjelbër dhe të përkëdhelur nga perëndimi i diellit të qershorit. Dhe e gjithë kjo plotësisht falas.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Jazz nën yjet e Pllajës Devetashko
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..
“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që..