Zgjidhja e çështjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është në duart e politikanëve. Historianët nuk duhet të jenë ndërmjetës në politikë, sepse politika është përgjegjësi e qeverive, tha Kryeministri i përkohshëm bullgar Stefan Janev në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Lajmeve. Zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë është i ngadaltë dhe komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe arsimore nuk ka bërë asnjë përparim në punën e tij. “A duhet të presim edhe pesë vjet që ky komision të arrijë diçka? Sipas mendimit tim, kjo nuk është realiste”, theksoi Janev dhe u bëri thirrje të dy qeverive për të biseduar në mënyrë pragmatike, njoftoi BGNES.
Përpjekjet për migrim ilegal në vend ranë me 70% në krahasim me vitin 2023, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Bruksel para Këshillit Evropian. I pyetur nga BNR nëse po negociohet me Turqinë për një qendër të jashtme për emigrantët e..
Sipas eurodeputetit çek nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Tomash Zdehovski, vota për Ekaterina Zaharieva në Parlamentin Evropian për komisioneren e ardhshme bullgare evropiane nuk është e sigurt. "Problemi është se shumë kolegë tanë nga..
520 studentë nga komuniteti bullgar në Ukrainë u pranuan studentë të vitit të parë në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari për këtë vit akademik. 34 bullgarë të tjerë nga Ukraina u regjistruan për master dhe 8 u pranuan për doktoraturë. Kështu..
Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë,..
Ushtruesi i detyrës së ministrit të mjedisit dhe ujërave, Petër Dimitrov, nuk mendon se ka problem në lokalizimin e stacioneve matëse të cilësisë së..
Disa nga kompanitë më të mëdha bullgare me mbi 1000 punonjës kanë marrë ftesa për takime në drejtoritë e policisë në vend. Pronarët dhe drejtorët..