95 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. Kjo është më pak se 0.8 për qind e 12 171 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nuk ka raste të reja në 8 rrethe. Shumica janë të regjistruar në Sofje - 17, pasuar nga rrethi i qytetit të Sofjes dhe Pazardzhik me 9 secili, Burgas dhe Varna me nga 8 secili.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 10 757. Të shtruar në spital janë 1954 veta. 227 persona të infektuara trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit, 25 njerëz vdiqën me koronavirus të konfirmuar. Me ta, të vdekurit nga epidemia arritën në 17 957 veta. Të shëruarit për 24 orët e fundit janë 1064 persona dhe ata tashmë numërojnë 392 035 persona.
17 626 vaksina u dhanë të mërkurën. Që nga fillimi i imunizimit u administruan 1 619 744 doza.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..