Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Patrikanën Bullgare “gjinia” është vetëm një koncept biologjik

Foto: Sinodi i Shenjtë

Interpretimi i konceptit “gjini” tejkalon arsyetimin ligjor dhe prek themelin e njerëzimit - natyrën biologjike të njeriut dhe domethënien e tij shpirtërore. Kjo thuhet në qëndrimin e Sinodit të Kishës Ortodokse Bullgare mbi mendimin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për termin “seks”.

Ideologjitë e reja të ekzistencës së seksit, jashtë biologjikes, janë një orvatje për të ndarë njeriun nga Zoti. Njeriu si burrë apo grua është një krijesë e Zotit dhe nuk është çështje e zgjedhjes personale. Ashtu siç nuk mund të zgjedhim prindërit tanë, nuk mund të zgjedhim as gjininë tonë. Kisha nuk zëvendëson vetitë natyrore, por i shenjtëron ato, u jep atyre mundësinë për t'u zbuluar dhe për t'u realizuar në mënyrë të plotë, theksohet në pozitë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..

botuar më 25-03-20 7.05.PD

Holanda, Italia dhe Spanja janë destinacionet kryesore për bullgarët që duan të bëjnë studime jashtë

Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..

botuar më 25-03-20 6.10.PD

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD