Duhet të fillojnë negociata për ndryshimet në Marrëveshjen Kornizë Kombëtare dhe në modelin e sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe të hiqen limitet për shtigjet klinike, tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Në një takim me udhëheqjet e Arkës së Sigurimeve Shëndetësore dhe Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, ai propozoi të diskutohen ndryshime në çmimet e shërbimeve mjekësore dhe pacientët të përfshihen në kontrollin e veprimtarisë.
Ai kërkoi që më shumë aktivitete të transferohen nga kujdesi spitalor në atë jashtëspitalor, si dhe të hiqet kërkesa që mjeku i përgjithshëm të jetë në dispozicion në çdo kohë të ditës.
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço..
Bullgaria nuk mund të ndërhyjë në procesin e spiunazhit ndaj shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në kuadër të kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Velichie”. “Drejtësia..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..