Dhoma Bullgare e Ndërtuesve i dërgoi një deklaratë proteste Presidentit Rumen Radev. Kompanitë janë të pakënaqura me punën e qeverisë së përkohshme dhe më saktë me punën e ministres rajonale arkitektes Violeta Komitova, njoftoi BGNES.
Industria është e pakënaqur me faktin se për shkak të fushatës negative kundër sektorit të gjitha veprimtaritë e ndërtimit janë të ndaluara, nuk bëhen pagesa, kontratat nuk realizohen, janë të bllokuara të gjitha programet operative për efikasitetin energjetik, rrjetet e furnizimit me ujë dhe mjedisin, infrastrukturën e transportit , zhvillimin rural. Kjo krijon një rrezik real për të humbur miliarda fonde të BE-së. 250 000 vende pune janë gjithashtu nën kërcënim, sipas dhomës.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..