Pozicioni i shtetit bullgar mbi paketën “Mobilitet 1” mbetet i pandryshuar, tha në Plovdiv Ministri i përkohshëm i Transportit Georgi Todorov. Në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare për kamionë TRUCK EXPO, ai theksoi se industria dëshiron siguri dhe parashikueshmëri.
Kjo sepse rregullat në direktivën evropiane zvogëlojnë shumë konkurrencën e transportuesve bullgarë në tregun evropian. “Ne do të kërkojmë dhe mbrojmë të drejtat tona deri në fund. Sepse në këtë mënyrë ne besojmë se po kontribuojmë në ekonominë tonë, ne po mbrojmë punëtorët tanë, biznesmenët tanë”, tha ministri.
Në ekspozitë marrin pjesë mbi 50 kompani me 150 ekspozita, që përfaqësojnë më shumë se 100 marka globale në industrinë e automobilave dhe transportit të mallrave.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..