Mbajtja e detyrueshme e maskave në disa vende publike do të shfuqizohet, njoftoi Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Aleksandër Zllatanov. Urdhri do të dalë pas 13 qershorit.
“Kemi një sëmundshmëri nën 50 për 100 00, rreth 43. Gjëja tjetër e mirë është që ne jemi në vendin e 23-të për sa i përket sëmundshmërisë në BE nga të gjithë 30 vende anëtare”, shtoi Zllatanov. Mbi këtë bazë maskat nuk do të jenë të nevojshme në palestra, floktore, grupe të vogla, “ku të gjithë janë të vaksinuar”. Kjo do të provohet me një certifikatë për të stimuluar vaksinimin.
Maskat mbeten të detyrueshme në transportin publik, në pikat e mëdha të shitjes me pakicë dhe në ndërtesat administrative. Në restorante, teatro dhe kinema mbetet i kufizuar zënia në 50 për qind.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..