Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skandali i transplantimit minon besueshmërinë e dhurimit të organeve në vendin tonë

Foto: BGNES

Ish-spitali qeveritar “Llozenec” është përfshirë në një skemë kriminale për transplantime organesh për shtetas të huaj, ndërsa rregullat për transplantime në vendin tonë janë shkelur rëndë, pasi disa njerëz kanë dalë përpara nevojtarëve të tjerë me urdhër "nga lart". Këto zbulime tronditëse u bënë disa ditë më parë nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov. Për shkak të zvogëlimit të numrit të situatave të transplantimit në vend dhe rritjes së numrit të qytetarëve bullgarë që kanë nevojë për transplantim, tema rezonoi fort në hapësirën e mediave vendase.

"Bullgaria që prej vitesh është një rrugë për trafikimin e dhuruesve të gjallë," deklaroi para BNR-së Asja Paskaleva nga Qendrës Bullgare për Bioetikën, duke komentuar se ajo nuk është e befasuar se ky lloj aktiviteti i paligjshëm po vazhdon.

"Transferimi i organeve realizohet nga vendet e varfra drejt atyre të pasura dhe ne e shohim këtë edhe në këtë skemë (të përshkruar nga Ministri Stojço Kacarov - red.)". Nëse vërtetohet se transplantimet janë të paligjshme, kjo do të thotë që spitali "Llozenec" ka qenë një kanal i trafikimit të organeve, tha Paskaleva. Ajo e përshkroi anashkalimin e listave të pritjes për transplantime si alarmante dhe skandaloze.

"Duke folur për transplantime, ka një fjalë kyçe - besim. Për të pasur një dhurim, duhet të ketë besim, dhe ky skandal e vret besimin. Kjo është një gjë monstruoze që ka ndodhur ". Ky koment u bë për BNR nga i vetmi bullgar i transplantuar dy herë - Georgi Peev nga qyteti Haskovo, i cili nuk e fshehu se ishte i shokuar nga informacioni.

"Shteti duhet të ketë një qëndrim njerëzor ndaj transplantimeve. Kur të rivendosim besimin në kujdesin shëndetësor, atëherë do të zgjidhet edhe problemi lidhur me transplantimet. Tani për tani kjo nuk është e mundur. Zinxhiri është prishur", është kategorik Georgi Peev.

Besimi po ulet, thotë avokatja Nadezhda Sllavçeva, e cila ka një doktoraturë në kujdesin shëndetësor ndërkufitar. Ajo vuri në dukje se legjislacioni bullgar mbi transplantimet është i mirë, por respektimi i tij është i diskutueshëm. Duke komentuar dyshimet se në dokumente njerëz të rastësishëm janë paraqitur si të afërm që të bëhen donatorë, ajo tha:

"Të gjitha procedurat në lidhje me transplantimin dokumentohen. Duhet të jemi të qartë se mjekët nuk janë ata që e kërkojnë këtë të vërtetë. Në këtë kuptim, mjekët nuk mund t’i kundërshtojnë provat në dokumente, por ata mund të njoftonin autoritetet e tjera kompetente. Përveç kësaj tek ky informacion kanë qaseje edhe njerëz të tjerë dhe ai mund të provokojë dyshimin jo vetëm të mjekëve, por edhe të nëpunësve të tjerë", saktësoi avokatja Sllavçeva.

Ajo vuri në dukje se tani për tani nuk mund të komentojë nëse bëhet fjalë për krim me dashje, shkujdesje, ose ndonjë automatizim në procedurë dhe pret të dhënat zyrtare e autoriteteve hetuese.

Shpresa e madhe e njerëzve që presin një transplantim në Bullgari është që vendi ynë së shpejti të bëhet pjesë e Eurotransplantit. A do të ndikojë skandali aktual mbi mundësitë për këtë anëtarësim?

"Në të vërtetë Eurotransplantimi është një ëndërr dhe tani për tani jemi mjaft larg këtij anëtarësimi," komentoi avokatja Sllavçeva. - Problemi është se ne nuk përmbushim një nga kriteret kryesore - numrin e transplantimeve të kryera për 1 milion njerëz. Ky është kriteri që vendi ynë nuk plotëson, dhe mendoj se me rastet që po diskutojmë do të largohemi edhe më shumë. Jo sepse do të krijohet një qëndrim negativ ndaj vendit tonë, por sepse vetë shoqëria jonë do të tërhiqet dhe besimi do të zhduket, gjë që nuk duhet të ndodhë."

Përpiloi: Elena Karkallanova /mbi intervistat e Veselina Millanovës dhe Daniella Goleminovës, BNR – “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD