Ditë para fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 11 korrik, koalicioni GERB-SDS merr mbështetje nga 20.3 për qind të votuesve, “Ka një popull të tillë” (ITN) - 18.2 për qind, BSP - 14.4 për qind, “Bullgaria Demokratike” - 11.9 për qind, DPS - 9.9 për qind, dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” - 5.3 për qind. Këtë e tregon një sondazh i Agjencisë Sociologjike “Alpha Research”, e kryer në periudhën 30 maj - 7 qershor mes një mostre prej 1007 qytetarëve të rritur.
Koalicioni “Patriotë Bullgarë - VMRO, Volja dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” deri më tani mbetet nën vijën për të hyrë në Kuvendin Popullor me 3.4 për qind.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..