Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregtia elektronike në BE modernizohet me rregulla të reja të TVSH-së

Foto: arkiv

Rregullat e reja të TVSH-së për tregtinë elektronike hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2021 në të gjithë BE. Qëllimi është të ulin barrën administrative të bizneseve të cilat realizojnë shitje transkufitare online nëpërmjet vendosjes së një sistemi unik për deklarimin dhe pagimin e TVSH-së, të quajtur One Stop Shop (OSS), ose shërbim në një sportel. Si ky sistem do të lehtësojë tregtarët në internet?

“Për ta tashmë nuk do të jetë e domosdoshme të regjistrohen për TVSH në vendin në të cilin i shitën mallrat përdoruesit përfundimtar – shpjegon eurodeputetja bullgare Cvetelina Penkova, anëtare e Komisionit të Kontrollimit Buxhetor në Parlamentin Evropian. – Ka disa kushte – mallrat dhe shërbimet mbi 10 mijë euro mund të deklarohen nga tregtarët dhe TVSH-ja të paguhet në shtetin anëtar të blerësit, pa atë të vendosë barra dhe procedura suplementare administrative, siç ishte situata deri më tani, domethënë ata nuk kanë nevojë të regjistrohen në shtetin përkatës anëtar.  Kur bëhet fjalë për shitjen e mallrave dhe shërbimeve nën 10 mijë euro, përkatësisht TVSH-ja mund të paguhet edhe në shtetin anëtar të tregtarit. Në këtë mënyrë do të lehtësohen më në veçanti platformat.”

Një risi tjetër në krijimin e një regjimi unik të TVSH-së për furnizimet transkufitare të mallrave dhe shërbimeve është heqja e pragut për përjashtimin e TVSH-së në importet e mallrave me vlerë deri në 22 euro.

“Ekziston dhe një aksent që ka të bëjë me mallrat e importuara nga vende të treta në territorin e bashkimit dhe ato janë subjekt i TVSH-së – shton Cvetelina Penkova. – Për të lehtësuar tregtarët kjo mund të bëhet përmes një platforme, e cila është pjesë e sistemit, dhe quhet Import One Stop Shop(IOSS).Kështu shuma e TVSH-së së detyrueshme, e cila do të përcaktohet nga legjislacioni kombëtar i shtetit në të cilin importohen mallrat do të mund të paguhen përmes kësaj platforme online.”

Përparësitë e këtyre rregullave të reja janë të dyfishta: ato krijojnë kushte për transparencë dhe besim më të madh te konsumatorët dhe mbledhje më të madhe të taksave nga shtetet anëtare të BE-së. Çfarë duhet të bëjnë tregtarët për të përfituar nga ky shërbim “në një sportel”?

“Vet sistemi u hap për regjistrimin e tregtarëve që nga 1 prilli 2021 dhe do të jetë aktiv dhe punues nga 1 korriku – saktëson eurodeputetja Cvetelina Penkova. – Kjo do të thotë se të gjithë tregtarët që dëshirojnë të përfitojnë duhet të kontrollojnë se cilat dokumente kërkohen për regjistrimin e tyre, pasi kjo tashmë mund të bëhet.”

Informacioni i plotë për rregullat e reja dhe për regjimin e shërbimit në një sportel për TVSH, si dhe informacion për këtë se çfarë mund të bëni për të përfituar nga sistemi i ri mund të gjeni në ueb sajtin e Komisionit Evropian.

Për Evranet plus: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën 2-3 herë në 10 vjet

Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..

botuar më 25-04-16 4.05.PD
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova

Bullgaria është në një pozicion solid për t'u bashkuar me euron

Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..

botuar më 25-04-15 1.36.MD

Duhen 35 miliardë leva për rehabilitimin e plotë të rrjetit rrugor

Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..

botuar më 25-04-14 9.03.PD