Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhin problemet e tyre dypalëshe, bëri të ditur Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev para homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Sofje, transmetoi BGNES. Janev pranoi se kazusi midis Sofjes dhe Shkupit po ngadalëson integrimin evropian të Shqipërisë, sepse tani për tani Shkupi dhe Tirana po lëvizin së bashku drejt BE-së.
Shqipëria beson se popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të afërt, tha mysafiri, i cili, pasi përshkroi marrëdhëniet e mira bullgaro-shqiptare në gjuhën e tij amtare, kaloi në anglisht mbi temën e Shkupit.
Rama theksoi se zgjidhja e kazusit është me rëndësi të madhe për Shqipërinë. "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar të përfshihemi," tha Rama, duke shtuar se Tirana mbështet si Sofjen, ashtu edhe Shkupin.
Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe mund të zhvillojë trashëgiminë e saj.Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..