Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bregu verior i Detit të Zi mirëpret turistët e parë

Foto: BGNES

Vera turistike në bregdetin verior të Detit të Zi filloi me pritjen që bullgarët dhe rumunët të shpëtojnë përsëri sezonin. Çmimet e çadrave dhe shezlongjeve janë të ulur, dhe në disa vende edhe falas.

“Sezoni filloi për vendbanimet më të vogla në bregdetin e Detit të Zi, për objektet më të vogla. Problem kanë objektet e mëdha në vendpushimet e mëdha. Ata sapo fillojnë të funksionojnë. Punësimi është 15-20 për qind, por ne shpresojmë që deri në fund të qershorit ata do të fillojnë të punojnë “, komentoi për BNR Prof. Stojan Marinov, pedagog në turizëm.

Dega këmbëngul në lehtësimin e kushteve për punësimin e nxënësve mbi 16 vjeç. “Nëse kjo nuk ndodh, do të ketë një mungesë serioze të personelit e cila nuk do të plotësohet nga punëtorë të huaj”, shtoi Marinov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk përjashtohet versioni i sabotimit të avionit të parë bullgar F-16

Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një version i sabotimit të mundshëm. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare gjenerali Spas Spasov,..

botuar më 25-05-02 9.42.PD
Ambasadori i Izraelit në Bullgari Yosi Sfari

Bullgaria shprehu gatishmëri për t’i dërguar ndihmë Izraelit kundër zjarreve

Bullgaria ka dëshmuar se është një mik i vërtetë, shkroi në Facebook ambasadori izraelit në Sofje, Yosi Sfari. "Izraeli u përball me një situatë shumë të vështirë dhe Kryeministri bullgar dhe Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme ofruan..

botuar më 25-05-02 8.27.PD

1160 vjetori i pagëzimit të popullit bullgar do të kremtohet në Pliska

Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..

botuar më 25-05-02 6.10.PD