Ekipi kombëtar bullgar i futbollit përfundoi 1: 1 kundër ekipit të Sllovakisë në një ndeshje kontrolli, të luajtur në qytetin austriak Ried. Ndeshja ishte përgatitore për sllovakët, të cilët do të marrin pjesë në Euro 2020.
Skuadra bullgare e rinovuar fort filloi fuqishëm në pjesën e parë dhe kaloi në epërsi në minutën e 8-të. Futbollistët bullgar me trajner Jasen Petrov humbën edhe disa mundësi për të dyfishuar rezultatin. Në minutën e 27-të, sllovakët rivendosën barazimin.
Rusia do të vizitojë Bullgarinë për një ndeshje kontrolli më 5 qershor në Moskë. Tri ditë më vonë, ekipi do të përballet me kampionin botëror Francë në Paris.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..