8 shkolla bullgare jashtë shtetit nga përgjithësisht 245 (sipas listës së Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për vitin mësimor 2021/2022) mbajnë emrin e poetit dhe revolucionar Hristo Botev, kujtimin e të cilit ne e nderojmë më 2 qershor. Përpara patronit të vet sot përkulin kokë në shenjë nderimi mësues dhe nxënës nga qendrat arsimore bullgare në Britaninë e Madhe, Gjermani, Spanjë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Një prej tyre - shkolla “Hristo Botev” në Nju Jork, jep dije për gjuhën amtare, për kulturën, historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë fëmijëve prej disa shteteve në Amerikë.
“Kjo është shkolla më e madhe bullgare në territorin e 5 shteteve fqinje-Nju Jork, Neu Jersey, Connecticut, Delaware dhe Pensilvania-thotë Dima Markova, drejtoreshë e shkollës dhe mësuese e gjuhës dhe e letërsisë bullgare atje. Ne u propozojmë një arsim fëmijëve që nga klasa e parë deri në klasën e 12, që është një arritje jashtëzakonisht e madhe për çdo një shkollë, e cila gjendet dhe funksionon jashtë Bullgarisë. Pjesa më e madhe propozojnë një arsim nga klasa e 1 deri në klasën e 6, kurse pas kësaj për shkak të angazhimeve të rritura në shkollën e tyre fillore, fëmijët fillojnë të heqin dorë. Tek ne ky proces nuk ekziston. Ne kemi tanimë shtatë breza maturantësh të cilët kanë përfunduar klasën e 12. Kurse nxënësit, e regjistruar gjatë këtij viti shkollor tek ne, janë rreth 140. Këta fëmijë janë me një javë gjashtë ditore mësimore - pesë ditë në shkollën amerikane dhe një ditë në shkollën bullgare. Për mua këta janë disa heronj të vegjël. Ata e përballojnë me sukses madje dhe mësimin në distancë”.
Elena Konstantinova është në klasën e 1 në shkollën e Nju Jorkut “Hristo Botev”. Ajo thotë se në shkollë i pëlqen çdo gjë, si dhe se e përballon vet mësimin me kompjuter gjatë kohës së mësimit online.
“Mësohemi si shkruhen shkronjat, këndojmë dhe vallëzojmë. Është shumë e lehtë - sqaron Elena e vogël. Germa ima e dashur nga alfabeti bullgar është “E”. Sepse emri im fillon me të”. Hristo Botev është emri i shkollës time. Kurse Hristo Botevi është një njeri shumë special për Bullgarinë.”
Violeta dhe Kalina Egan janë motra . Që të dyja, krahas me shkollën amerikane, frekuentojnë dhe shkollën bullgare “Hristo Botev”. Violeta tregon se, përveç se në shkollë, shkon dhe në balet dhe luan valle popullore bullgare.
“Unë kam lindur në Amerikë. Jam 16 vjeçe në klasën e 10 në shkollën amerikane dhe në shkollën bullgare. Që të dyja shkollat më pëlqejnë shumë. Në shkollën bullgare më pëlqen më tepër letërsia. Nganjëherë kam vështirësi, sepse kam detyra të shumta në shkollën amerikane, kam për të shkruar dhe për shkollën bullgare, por mezi e përballoj. E di se është me rëndësi të di gjuhën bullgare.”
Motra më e vogël e Violetës - Kalina, thotë se, i pëlqen më shumë gjeografia. Pavarësisht se ka njëfarë vështirësish në orët e gjuhës bullgare, shpesh u tregon shokëve të saj amerikanë për Bullgarinë.
“Kam pak vështirësi të lexoj tekste të vjetra në letërsi. I kuptoj pak vështirë. Por, motra ime dhe mamaja më ndihmojnë. Shoqet e mia po kështu dinë për Bullgarinë, interesohen. Shpesh iu tregoj fotografi nga qyteti Plovdiv dhe nga deti”.
Aleks Todorov është 12 vjeç dhe po kështu është pjesë nga shkolla “Hristo Botev” në Nju Jork.
“Në shkollë kemi studio teatrale, shkollë për valle popullore bullgare, organizojmë veprimtari të ndryshme të lidhura me festa si Krishtlindja, Pashka, Viti i Ri, 3 marsi e të tjera. Shpesh herë gjatë verës vijmë në Bullgari. Gjyshet e dhe gjyshërit e mi janë aty, kushërinjtë, xhaxhallarët, tezet po kështu janë aty. Më pëlqen të jem në plazh në Burgas, metroja në Sofje, që të gjitha monumentet dhe malet në të cilat shkojmë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Arkiva personale e Dima Markovës dhe facebook faqja e shkollës “Hristo Botev”-Nju Jork.
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..