Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon një analizë e kujdesit shëndetësor të popullatës gjatë pandemisë

Ministri Stojço Kacarov
Foto: BGNES

Brenda 30 ditëve, Qendra Kombëtare e Shëndetit Publik dhe Analizave duhet të kryejë një analizë të shërbimeve të shëndetit publik në periudhën nga 1 marsi 2020 deri më 31 maj 2021, në kontekstin e epidemisë Covid-19. Kjo është urdhëruar nga Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov me një urdhër nga sot.

Ekspertët do të analizojnë shkaqet e numrit të madh të vdekjeve, si dhe ndikimin e përhapjes së Covid-19 në vdekshmërinë e regjistruar.

Aktiviteti i qendrave të kujdesit mjekësor urgjent, i ambienteve të specializuara, laboratorëve dhe spitaleve gjithashtu do të jenë objekt i analizës. Do të vlerësohet gjithashtu efekti i zbatimit të masave individuale anti-epidemike dhe procesi i vaksinimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD