Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi dhe edukimi global si një mjet për zhvillimin e të menduarit kritik

Foto: arkiv

Një nga gjërat më të rëndësishme me të cilat duhet të mësohen  të rinjtë në Bullgari është mendimi kritik, është e bindur profesoresha Petranka Fileva, kryetare e Këshillit Drejtues të platformës bullgare për një zhvillim ndërkombëtar dhe pedagoge në fushën e gazetarisë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Kjo ide është në bazën e konkurseve –“Shkollë globale” dhe në “Shkolla globale në veprim”, që e azhurnon më tej. Dokumentet për pjesëmarrje në to pranohen deri më 16 korrik.  

Por, çfarë përbën arsimi global? Ky është një instrument për zhvillimin e mendimit kritik tek nxënësit dhe për arritjen e kuptimit të lidhjeve të përbashkëta në botë. Me ndihmën e metodave inovative të rinjtë po përgatiten  për rolin e tyre të ardhshëm - të qytetarëve të cilët mendojnë, të qytetarëve kritik dhe të denjë të botës.

Afro 50 shkolla bullgare janë fituese të çmimeve nga të dyja konkurset, kurse që të gjitha ato duhet të vazhdojnë punë për ofrimin e një arsimi dhe edukimi të ri modern qytetar të nxënësve të vet - sqaron profesoresha Fileva:

Për ne është me rëndësi që nxënësit të kuptojnë se janë duke jetuar në një botë globale në të cilën jemi në një varësi njëri nga tjetri. Më e rëndësishme është kjo, që në Programin për studimin ndërkombëtar të nxënësve PISA (Programme for International Student Assessment) i quajnë “Kompetenca globale” - me fjalë të tjera me këtë që bëjnë në shkollë, fëmijët të dëshmojnë se janë tolerantë, se e pranojnë mendimin e huaj, se i kuptojnë sfidat globale dhe se ata do të jenë në gjendje t'i përballojnë ato.”

Profesoresha Fileva rikujton se sipas një studimi të PISA nga viti 2018, fëmijët bullgar prezantohen më keq në shkrim e këndim në Bashkimin Evropian, janë keqësuar mjeshtëritë e tyre në fusha si shkencat natyrore dhe matematika, kurse pabarazia sociale dhe ekonomike po vazhdon të jetë prijëse për suksesin e adoleshentëve. PISA popullarizon tek ne nocionin “ shkrim-leximi funksional”-aftësia të interpretosh një informacion me kuptim dhe të mund të orientohesh në të, sqaron profesoresha Petranka Fileva:

“Ne duhet t’i motivojmë nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike, të kenë dhe një “shkrim-lexim mediatik”. Pamë, rreth Covid-19, sesi dhe të vegjël  dhe të mëdhenj nuk e njohin botën, e pranojnë dhe  e marrin informacionin e rremë si të mirëqenë dhe vuajnë prej kësaj. Adoleshentët gjithashtu duhet të jenë të orientuar ndaj mjedisit, të mund të pranojnë dallimet, të kuptojnë se cilat janë të drejtat e njeriut, të dinë se në çfarë shprehet liria e tyre- se ajo shtrihet deri aty, që ku fillon liria e të tjerëve. Shpresoj se njohuria për këtë mund të arrihet me metodat e përshtatshme dhe instrumentet e kohës moderne.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD