Presidenti Rumen Radev dhe delegacioni bullgar u pritën nga Papa Françesku në Vatikan. Mysafiri i dhuroi Atit të Shenjtë një triptik me ikona nga Shkolla e pikturimit e qytetit Trjavna, transmetoi korrespondentja e BNR Mira Radeva. Papa Françesku i dërgoi mesazh Bullgarisë dhe bullgarëve për shëndet, mirëqenie dhe arsimim. Presidenti u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Kardinalin Pietro Parolin. Në Bibliotekën Apostolike Presidenti shikoi fragmente të historisë më të vjetër të Bullgarisë, të shkruar më shumë se 350 vjet më parë nga Kryepiskopi Petër Bogdan Bakshiç. Në kodrën e pasardhësve të Garibaldit, delegacioni bullgar vendosi kurora me lule përpara monumentit të kapedanit Petko Vojvoda. Në Romë, Radev dhe Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski së bashku do të nderojnë veprën e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..