Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gergana Vllëçkova: Nxënësit e mi në Gjermani ekzekutojnë shkëlqyeshëm muzikë bullgare

Foto: arkiv

“Po i përgatis nxënësit e mi për në skenë, kurse pas kësaj u gëzohem sukseseve të tyre. Unë vet shumë rrallë jam soliste, por dhe sot e kësaj dite po vazhdoj të përsos veten time. Për mua, familja gjithmonë ka qenë në vend të parë”- kështu me disa fjalë Gergana tregon për jetën e saj, e cila kalon midis punës në Gjermani dhe pushimeve në shtëpi. Ka një stazh mbi 30 vjeçar si drejtuese e orkestrave të fizarmonikës në disa shkolla muzikore në Berlin. Është mbajtëse e disa çmimeve prestigjioze gjermane, nxënësit e saj  kanë fituar çmime ndërkombëtare në Francë, Itali dhe në vende të tjera. Një tipar dallues  i të gjitha grupeve, të cilat ajo i ka drejtuar është se ekzekutojnë shkëlqyeshëm muzikën bullgare - që nga pjesët klasike deri tek përpunimet folklorike.

Ajo niset për në Gjermani bashkë me bashkëshortin e saj – trombisti i  shkëlqyer Kirill Vllëçkov. Të dy njihen në një turne të përbashkët - Gergana është pjesë nga Trioja Vokale “Objektiv”, kurse bashkëshorti i saj i ardhshëm është në orkestër. Thotë se, talentin e ka trashëguar nga babai i saj-muzikant në Orkestrën e Frymëmarrjes të Forcave Ushtarako Ajrore.

“Kontaktet e para me muzikën qenë të lidhura me të - tregon Gergana. Akoma i mbaj mend koncertet, të cilat orkestra i mbante në Kopshtin e Borisit, në Klubin Ushtarak. Babi pa se kam një dhunti dhe akoma kur isha rreth 10 vjeçe më shpuri në Pallatin e Pionierëve. Fillova të frekuentoj mësime të fizarmonikës, nga të cilat nuk mësova shumë, por një vit më vonë hyra në orkestrën e fizarmonikës dhe në fakt ky u bë fati im. Në degën e Estradës të Konservatorit (sot Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov") mësova tek Georgi Gëllëbov - një njeri dhe mësues unik, për të cilin kam një respekt të veçantë.”

Në “Objektiv” gjendet fare rastësisht. Margarita Gradeva, e cila këndon zërin e tretë në trion është shoqe e saj. Margarita e prezanton përpara Nikollaj Kujumxhievit - kompozitor dhe aranzhues, krijues i formacionit, i cili në atë moment kërkon këngëtare për zërin e mesëm. Fillojnë koncerte, udhëtime dhe incizime.

“Kishte momente shumë të bukura, interesante dhe emocionuese, por kjo nuk ishte bota ime. Unë nuk pëlqej që të udhëtoj, më mungonte familja” - kujtohet ajo. Martohet, largohet nga trioja dhe shumë shpejt pasi lind djali i saj, fillon të japë mësim në një vatër kulture në kryeqytet.

“Georgi Gëllëbov, mësuesi im, më pyeti nëse mund të përgatisë katër fëmijë për në fund të vitit shkollor. Unë rrash dakord, kurse gjatë muajit shtator dola me një klasë të madhe. Në jetën time gjithmonë janë gjendur njerëz, të cilët më kanë zgjatur dorë. Nuk kam pasur pengesa. Në Gjermani akoma më pak. Në këtë vend, nëse njeriu me të vërtetë ka dëshirë të punojë dhe ka se çfarë të japë, në të gjitha rastet do të marrë ndihmë. Ekzekutimi në ansambël ka veçori shumë karakteristike të cilat unë i njoh dhe kjo doli se është forca ime. Krijova emër të një drejtueseje shumë të mirë dhe të aranzhuese të një orkestre të fizarmonikës. Kam jo pak dekorata, jam mbajtëse e çmimit prestigjioz Silber Dirigentstock (Shkopi i dirigjentit prej argjendi) të Harmonika Verband Deutschland.


Pata nxënës të mirë. Pas bashkimit të Gjermanisë u paraqitëm në një konkurs ndërkombëtar në Francë. Derisa di unë, ne jemi orkestra e parë fizarmonike nga Berlini Lindor, i cili doli jashtë shtetit dhe mori çmim. Më vonë ishim të dërguar si përfaqësues të Berlinit në Festivalin e autoritetshëm të Përgjithshëm Gjerman të Grupeve Amatore Artistike, u paraqitëm në konkurs në Itali dhe që aty po kështu u kthyem me çmim.”

“Kisha përgjithësisht 7 formacione të përhershme, kurse D’ Akkord rezistoi më shumë se 25 vjet, ekziston dhe tani, e drejton një nxënësi im. Kemi zhvilluar koncerte në Francë, në Belgjikë, në Moldavi, disa herë në Bullgari.  D’Akkord është shumë i njohur në Berlin, ka një emër shumë të mirë. Kam punuar vetëm në bazë të shkollës bullgare për fizarmonikë, dhe që këtu vjen dhe një pjesë nga suksesi im.”

Gjatë viteve të fundit Gergana mbetet në Bullgari më gjatë.

Unë vazhdoj të interesohem nga problemet e mësimdhënies në vendet e ndryshme. Madje porosita dhe shkolla fillestare italiane dhe po i studioj në këtë moment. Çdo verë jam në shtëpinë time fshatare në Bullgari. Ekzekutoj në mbrëmje, më dëgjojnë larg dhe më gëzohen shumë. Komshiu im thotë se shtie një raki, hap dritaren dhe më dëgjon. Kalojnë njerëz, komentojnë pjesët.

Në Gjermani jam një mike shumë e mirë, e mirëpritur. Sillen me mua në një mënyrë jashtëzakonisht korrekte, me një ngrohtësi të madhe. Por ka diçka e cila nuk mund të ndryshojë - ti ke lindur në një vend tjetër dhe aty është vendi yt.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD