Për herë të 13-të Ministria e Arsimit dorëzoi çmimet “Pitagor” për kontributin në zhvillimin e shkencës bullgare.
Dr. Venelin Todorov dhe Dr. Maria Ivanovska u vlerësuan në kategorinë "Shkencëtar i Ri". Todorov merret me modelim matematikor, kurse Ivanovska studion diagnozën e stresit akut dhe kronik dhe ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar. Shkolla e Lartë Detare "Nikolla Vapcarov" mori çmimin për ekip shkencor me rezultate për të mirën e shoqërisë. Në kategorinë e re - për zgjidhjen e sfidave publike, u dekorua Prof. Ivajllo Tërnev. Ai ka kontribut për aplikimin e profesionit "Ndërmjetësuesi Shëndetësor". Prof. Dr. Svetlla Danova gjithashtu mori një çmim për përparim në shkencë për studimin e aplikimit të baktereve të acidit laktik.Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..
Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..
Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..