Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të sapo infektuarve me Covid-19 ra nën 100

Foto: EPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit 81 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar nga 6716 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 1%. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 21, në Varna - 14, në rrethin e Sofjes - 6 dhe në Veliko Tërnovo, Razgrad dhe Smoljan – nga 5.

3807 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 402 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 183 persona u kuruan, 9 persona vdiqën dhe numri i rasteve aktive ishte 25 765. Dje u dhanë 3668 doza vaksinash dhe me to numri i përgjithshëm u bë 1 260 683. Ata të vaksinuar me të dyja dozat kaluan 500 mijë persona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD