Të fshehura mes kallamishteve në brigjet e liqenit të Varnës kanë heshtur disa anije peshkimi. Dhe pranë tyre ngrihet një kryq tetëkëndësh i pikturuar në blu, që të rikujtojë se këtu jetojnë trashëgimtarët e kazakëve të donit nga Rusia e largët. Përpara më shumë se 110 viteshstërgjyshërit e tyre mjekërgjatë lëvizin përgjatë këtyre brigjeve, për të praktikuar Ortodoksinë e vjetër. Fshati jo rastësisht qyet Kazashko, kurse banuesit e tij me krenari e përcaktojnë veten si besimtarë të vjetër kazakë ose zbatues të riteve të vjetra. Kjo është bashkësia më e vogël etnike në Bullgari.
Në ditët tona fshati buzë liqenit numëron më pak se 400 banues të përhershëm. Në qendër, pikërisht përballë bashkisë, ngrihet një godinë e vogël e rinovuar, përpara saj është e ekspozuar një varkë peshkimi tipike kazake. Kjo është e ashtuquajtura qendër kazake. Në hyrje na pret kryetarja e bashkisë në vazhdim të shumë viteve Gergana Petkova. Ajo është gruaja e vetme ataman në Bullgari /udhëheqëse e kazakëve/.
Fshati ynë Kazashko është themeluar gjatë vitit 1905. Kjo vihet re dhe nga stema jonë. Dhe sot e kësaj dite shumica, më në veçanti pjesa e moshuar e popullsisë, janë kazakë të quajtur staroobrjadci, ose lipovani. Do të pyesni se përse i kanë quajtur kështu? Njëri nga versionet është se ikonat, të cilat kanë mbajtur me vete dhe të cilat kanë qenë pasuria e tyre bazë, kanë qenë të pikturuara mbi dërrasa bliri. Dhe që aty u ka ardhur emri lipovani /bliri/ - tregon Gergana Petkova.
Gjatë periudhës së shekujve 12-13 përkrahësit e ortodoksisë së vjetër ikin në masë nga Rusia dhe shpërndahen nëpër të gjithë botën, të dëbuar nga reformat fetare të patriarkut rus Nikon dhe përpjekjet e Pjetrit të Madh për të modernizuar vendin. Pas endjeve të gjata një grup i vogël mbërrin në bregun e liqenit të Varnës, mësojmë nga kryetarja e bashkisë.
Ajo është iniciatoree vëllazërimit gjatë vitit 2018 të fshatit të vogël kazak me Natuhaevskaja, afër Novorosijsk, ku jetojnë afro 11 000 trashëgimtarë tëkazakëve. Qendra e kazakëve është krijuar po kështu me iniciativë të saj. Këtu gjendet shkolla e ditës së diel dhe një përmbledhjemuzeoremjaft kureshtare, e cila na kthen në të kaluarën e fshatit Kazashko. “Po mundohemi që traditat të ruhen dhe ti transmetohen brezit të ardhshëm. I tillë qe dhe qëllimi i krijimit të këtij muzeu. Këto janë sende nga jeta, të përdorura nga popullsia dhe shikoni sesi pak nga pak gërshetohet tradita bullgare dhe tradita kazake ruse”-sqaron Gergana Petkova, derisa na prezanton ekspozitën. Dhe na shpie në dhomën tjetër:
“Këtu është shkollajonë e ditës së diel me 13 fëmijë. Jo se nuk ka dëshirues të tjerë, thjesht kaq janë vendet, të cilat kemi mundur të sigurojmë. Këto janë banka të vjetra, në të cilat janë ulur mbase prindërit e tyre. Këtu fëmijët mësojnë gjuhën ruse dhe fe. Kjo është diçka si një klub, quhet klubi “Kazaçeta”. Mësojmë këngë, të cilat transmetohen brez pas brezi, po përgatisim festat. Fëmijët kanë veshje popullore të posaçme festive. Unë vet jam me një arsim teologjik dhe u jap mësim vullnetarisht. Për mua ky është një aktivitet shumë i këndshëm, jashtë detyrave të mia zyrtare si kryetarebashkie".
Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..