Bullgaria është e hapur për një dialog të hapur me Maqedoninë e Veriut dhe pret punë nga fqinjët e saj më të afërt në një frymë sinqeriteti dhe konstruktiviteti. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev pas një takimi në Sofje me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhey dhe me Ministrin e Jashtëm Portugez Auguste Santos Silva. Ai theksoi mbështetjen konsekuente të Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në përputhje me parimin e fqinjësisë së mirë dhe garancitë e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë nga viti 2017.
“Zgjerimi i BE-së duhet të jetë bazuar tek arritja e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm në kohë.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve me komisionerët evropianë.
Mysafirët u takuan edhe me Kryeministrin e qeverisë teknike Stefan Janev. Në bisedim Janev ripohoi pozitën bullgare se deri tani nuk mund të përvijohet një tendencë pozitive sa i përket përballimit të kundërshtimeve kyçe me Shkupin.
Vizita vjen një javë para takimit në Bruksel, në të cilin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të miratojnë kornizat e tyre negociuese.
Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Warhey vuri në dukje se Bullgaria është një vend anëtar kryesor për sa i përket zhvillimit të politikave ndaj Ballkanit Perëndimor.
Para takimit me ministrin Stoev, Varhey foli me iniciativën e vet me udhëheqësin e GERB Bojko Borisov dhe fokusi ishte gjithashtu në zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global Magnitsky, për të ardhur në pushtet. Ai shprehu besimin në të ardhmen e qeverisë për shkak të..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për një vend të BE-së. Këtë e tregon edicioni i sivjetshëm i raportit, i cili publikohet çdo vit rreth..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..