“Waterloo” i grupit ABBA është kënga e preferuar e evropianëve ndër të gjitha ato që kanë marrë pjesë në historinë 65-vjeçare të Konkursit Evrovizion. Këtë e tregojnë rezultatet e votimit në klasifikimin “Evrovizion Top 50”, i cili përfundoi në prag të edicionit të sivjetshëm të konkursit.
Sidoqoftë, auditori bullgar ka favoritë të tjerë. “If Love was a Crime” (2016) në interpretim të këngëtares Poli Genova është kënga e dashur e bullgarëve, ndër të gjitha këngët që u prezantuan në konkursin “Evrovizion” gjatë viteve. Pas saj në vendin e dytë renditet “Beautiful Mess” e Kristian Kostov (2017) dhe në vendin e tretë është kënga “Ujë” e duetit Elica dhe Stunxhi (2007). Në vendin e katërt dhe të pestë bullgarët vendosën dy hite suedeze “Euphoria” (Loreen, 2012) dhe “Waterloo” (ABBA, 1974).
Gjashtë nga 10 hitet e dashura të bullgarëve nga “Evrovizion” janë këngë bullgare që u prezantuan në konkurs, bëhet e qartë nga sondazhi.
Para dy ditësh me një ceremoni zyrtare në Roterdam u vu fillimi i konkursit “Evrovizion 2021”.
“Mbeten ditë të numëruara deri në gjysmëfinale më 20 maj dhe nuk kam durim të interpretoj këngën “Growing Up is Getting Old” në skenën më të madhe muzikore, tha përfaqësuesja bullgare në konkursin e sivjetshëm Viktorija Georgieva. “Më pëlqen të këndoj për histori personale, kjo është mënyra se si publiku të lidhet me muzikën time duke thënë me vete “ajo është si unë”. Dëshiroj t’u tregoj njerëzve se interesohem për ta. Me këtë këngë dëshiroj t’u kujtoj se duhet t’i duam familjet tona, t’i vlerësojmë të afërmit tanë, sepse jeta është e shkurtër.”
Kënga bullgare do të konkurrojë në gjysmëfinale me përfaqësuesit e 16 vendeve - San Marino, Estonia, Greqia, Çekia, Austria, Polonia, Moldavia, Islanda, Serbia, Gjeorgjia, Shqipëria, Portugalia, Finlanda, Letonia, Zvicra, Danimarka. Finalja është më 22 maj.
Nëse kënga “Growing Up is Getting Old” do të jetë ndër më të preferuarat e publikut evropian mbetet të shohim. Nëse ajo ka arritur të prekë zemrën tuaj, ju mund ta mbështesni atë më 20 maj.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..