Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar dhe Ambasadorja e SHBA: Lufta kundër korrupsionit në Bullgari është thelbësore

Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa
Foto: BGNES

Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev zhvilloi një takim me Ambasadoren e SHBA në Bullgari Herro Mustafa, në të cilin u diskutuan çështje në lidhje me situatën aktuale politike në vend. Janev theksoi prioritetet e kabinetit zyrtar dhe mundësitë për zbatimin efektiv të tyre. Të dy shprehën një mendim të përbashkët se lufta kundër korrupsionit në Bullgari është thelbësore. Biseda preku gjithashtu tema në lidhje me diversifikimin e energjisë.

Takimi midis Kryeministrit Stefan Janev dhe Ambasadoret Herro Mustafa është një shenjë e qartë e forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve Bullgaro-Amerikane, sipas zyrës së shtypit të qeverisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stara Zagora feston Pashkët me këngë dhe valle në shesh

Një festë shumëngjyrëshe e Pashkëve nën sloganin "Le të këndojmë, le të kërcejmë në Pashkë, në shesh" do të zhvillohet sot në ambiente të hapura në qytetin Stara Zagora(Bullgaria Jugore). Për humorin e mirë do të kujdesen grupe të shumta..

botuar më 25-04-21 5.05.PD

Natalija Kisellova u jep çmime fituesve të një konkursi të Pashkëve në Bosilegrad

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..

botuar më 25-04-21 4.10.PD

Parashikimi i motit për 21 prillin

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-20 6.40.MD