Universiteti “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Veliko Tarnovo është universiteti i parë bullgar që do të hapë një filial të vet në Maqedoninë e Veriut. Negociatat për të arritur këtë vazhduan tre vjet.
Rektori i universitetit, Prof. Hristo Bonxhollov, mori konfirmim të lajmit përmes telefonit personalisht nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Qeveria në Shkup do të vendosë për atë deri më 23 maj. “Ne do të përpiqemi që së bashku të ndërtojmë urat që u shkatërruan”, tha Zaev.
Filiali duhet të fillojë të funksionojë në vjeshtë pranë Universitetit Ndërkombëtar Sllav “G. R. Derzhavin” në qytetin e Shën Nikolle në Maqedoninë Veriore.
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..