Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria teknike tregon një dëshirë për ndryshim

Foto: BGNES

Qeveria e dytë teknike në kuadrin e mandatit të presidentit Rumen Radev mori detyrën me një  ceremoni zyrtare në Sallën e Stemës në “Dondukov”2. Disa nga ministrat tanimë kanë qenë një pjesë nga qeveria e mëparshme teknike gjatë kohës së presidentit Rosen Plevneliev, si dhe në kabinetin e parë teknik të kreut të tanishëm të shtetit. Sipas fjalëve të nënpresidentes Iljana Jotova , tipari më i rëndësishëm i këtij kabineti do të jetë ekspertiza, të cilën e ka çdo një nga anëtarët e tij. Pavarësisht se është me një horizont të kufizuar dhe me detyrën kryesore  të zhvillojë  zgjedhje të sinqerta dhe transparente, përbërja e re e Këshillit të Ministrave është e drejtuar dhe përpara përballimit të sfidave aktuale. Në një intervistë për Radio Bullgarinë politologjia Tatjana Buruxhieva sqaroi:

Tatjana Buroxhieva

“Kabineti teknik do të ketë detyra shumë serioze, të lidhura me situatën e jashtme politike, në të cilën gjendet Bullgaria. Situata është e tillë, që  ne do të duhet të jemi të përgatitur për reagime të shpejta ndaj krizës, e cila është rreth dy kufijve tanë. Përveç kësaj, sipas meje, kabineti teknik mbase do të mundohet të bëjë dhe njëfarë rishikimi të drejtimit të deritanishëm.”

Përkundër thirrjes së Kryetares së Komisionit të Përkohshëm për Kontrollin e Menaxhimit në Kuvendin e 45-të Popullor Maja Manollova , e gjithë e vërteta për drejtimin e Borisovit të dalë në dukje, mendimi i analizatorëve është se qeveria provizore nuk duhet të ngarkohet me pritje tepër të mëdha.  

“Nuk duhet të harrohet se një qeveri teknike duhet t’i përmbahet mirëmbajtjes së menaxhimit aktual, sepse pas saj nuk qëndron vota e qytetarëve dhe ajo nuk është formuar në rrugë parlamentare - komentoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare juristi Borisllav Cekov.

Borisllav Cekov

Ajo nuk ka mandat për politika konkrete. Këto janë konsiderata të një natyre kushtetuese dhe politike, por më e rëndësishmja është se koha është e pamjaftueshme . Edhe sikur të njohin sistemet përkatëse, ministrat  shumë vështirë mund të kapërcejnë jetën institucionale të përditshme, me të cilën do të ndeshen që në sekondën e parë.”

Sipas fjalëve të politologes Rumjana Kollarova, qeveria e dytë teknike do të luajë një rol aktiv në fushatën e ardhshme për mandat të dytë të presidentit:

Rumjana Kollarova

Qëndrimet e votuesve ndaj presidentit Rumen Radev do të formohen gjithashtu si rezultat i qëndrimit që njerëzit do të formojnë për kabinetin teknik. Kreu i shtetit është titullari i kësaj qeverie, dhe jo kryeministri teknik i emëruar prej tij. Qeveria provizore duhet të marrë parasysh në një shkallë shumë të madhe vullnetin personal të presidentit dhe të pasqyrojë pozitat e tij personale”.

Sa i përket përbërjes së qeverisë së përkohshme, presidenti mundohet të mbajë një bilanc të brishtë midis personave të njohur politikë dhe teknokratëve - komentoi politologu Hristo Pançugov.

Hristo Pançugov

Një nga dëshmitë për këtë është personaliteti i kryeministrit teknik - gjenerali Stefan Janev, i cili është i pranuar mirë si në rrethet ushtarake, kështu dhe në rrethet diplomatike. Përveç kësaj ai ka dhe një përvojë të grumbulluar të mëparshme në pushtetin ekzekutiv, si ministër i mbrojtjes në qeverinë e parë teknike të presidentit Radev. Sociologjia Borjana Dimitrova vuri në dukje se zgjedhja e tij nuk është e rastit, sepse presidenti ka kërkuar një njeri të afërt, të cilit mund t’i besohet pa kushte.

Borjana Dimitrova

Politologu docent Ivo Inxhov vuri në dukje se nuk pret që të ketë varësi politike të kabinetit teknik.

Ivo Inxhov

Sipas tij, një nga rreziqet përpara Këshillit të ri të Ministrave është që ai të sulmohet si një kabinet i fuqishëm presidencial dhe si një provë nga ana e kreut të shtetit për revanshizëm kundrejt  partisë drejtuese deri tani GERB. Sesa të arsyeshme janë frikësime të tilla, këtë do ta shohim në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hrusto Grozev

Gazetari Hristo Grozev: Për Moskën, lufta hibride është një ideologji dhe një industri

Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..

botuar më 25-04-23 10.34.PD
Natalija Kisellova

Kryetari i Parlamentit vizitoi Festën e Pashkëve në Bosilegrad

Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-04-22 9.39.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..

botuar më 25-04-17 5.59.MD