Në një ceremoni në Sallën e Stemës në Presidencë qeveria e re teknike e Bullgarisë, e kryesuar nga Kryeministri Stefan Janev, bëri betimin. Kreu i Shtetit Rumen Radev përshëndeti ministrat e rinj për guximin e tyre për të marrë përgjegjësi në situatën e tanishme të vështirë. Presidenti paralajmëroi Këshillin e Ministrave se i presin muaj të vështirë dhe trashëgiminë e Kryeministrit të deritanishëm Bojko Borisov.
"Unë nuk bëj premtime boshe, por garantoj me të gjithë autoritetin dhe përvojën time se do të punoj me ndershmëri dhe në interes të shoqërisë," tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev. Si përparësi kryesore të qeverisë ai përshkroi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve të akumuluara në vend.
"Edhe pse e përkohshme, qeveria e tanishme ka ambicien të jetë një qeveri e unitetit demokratik," tha Presidenti Rumen Radev. "Ajo përfshin njerëz nga e majta, qendra dhe e djathta, profesionistë politikisht neutralë, ekspertë, sipërmarrës të pavarur dhe persona që shprehin pakënaqësinë e shoqërisë, përfaqësues të rretheve akademike. Ajo provon atë që nuk u arrit nga Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor - se demokratët me ngjyra të ndryshme mund të kapërcejnë ndarjen dhe të bashkohen rreth kauzës së një Bullgarie të lirë dhe demokratike ".
Sipas Kreut të Shtetit, jeta e shkurtër e ish-Parlamentit bullgar nuk ishte e kotë. "U dëgjuan mendime të pashprehura në vazhdim të shumë kohe, shpirti i parlamentarizmit dhe i fjalës së lirë u ringjall. Parlamenti i 45-të nuk realizoi përfytyrimet e njerëzve për një qeveri të re, ky është një mësim për të gjitha partitë në prag të fushatës së re zgjedhore, "paralajmëroi Rumen Radev.
Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..