Sinjalet e marra në Komisionin Parlamentar për Rishikimin e qeverisjes së deritanishme u dërguan te ministrat e përkohshëm. Kjo u njoftua nga kryetarja e komisionit Maja Manollova.
“Ne presim që puna për sqarimin se si paratë e taksapaguesve bullgarë u shpenzuan të vazhdojë me angazhim maksimal”, tha Manollova.
Ajo vuri në dukje se pritja tjetër nga kabineti i përkohshëm është të sigurojë zgjedhje të drejta. “Parakushtet ligjore janë tashmë të vendosura. Ne kemi një Kod Zgjedhor që siguron më shumë transparencë dhe drejtësi. Do të varet gjithashtu nga kabineti provizor se sa të drejta do të jenë zgjedhjet e ardhshme“, tha ajo.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..