Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot nderojmë Shenjtorët Apostuj Kirill dhe Metodij

170 vjet nga kremtimi i parë i veprës së Vëllezërve të Selanikut

Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij
Foto: BGNES
Më 11 maj Kisha Ortodoke Bullgare shënon Ditën e Apostujve të Shenjtë Arsimtarët Kirill dhe Metodij, krijuesit dhe përhapësit e alfabetit sllav – gllagolica.

Njohje për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të cilën dy arsimtarët realizojnë në Kontinentin e Vjetër është shpallja e tyre bashkëmrojtës të Evropës (bashkë me Shën Benediktit) nga Papa Gjon Pali II më 31 dhjetor të vitit 1980.

Pikërisht  në Romë Vëllezërit e Shenjtë  Kirill dhe Metodij kryen revolucionin e tyre kulturor, duke shkatërruar mitin e gjuhëve të shenjta për predikimin e Dhiatës së Re (latinisht, greqisht dhe hebraisht) dhe duke hapur rrugën për edukimin e krishterë - jo vetëm për sllavët , por për të gjithë popujt mesjetarë. Prandaj në ikonat ata rikrijohen si letrarë dhe arsimtarë, duke mbajtur në dorë pergamenë me alfabetin e krijuar prej tyre. Sot emri i tyre mishëron urën shpirtërore midis traditave të krishterë lindore dhe perëndimore si dhe unitetin kulturor i Evropës

Sivjet më 11 maj mbushen 170 vjet nga kremtimi i parë i kujtesës dhe veprës së Vëllezërve të Selanikut.
Historia e kësaj kremte zë fill në epokën e Rilindjes Kombëtare Bullgare, kur më 11 maj të vitit 1851 në shkollën e Eparkisë “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Pllovdiv me iniciativë të shkrimtarit, gjuhëtar, folklorist, themelues i një prej shkollave të para të klasave në Bullgari Najden Gerovit u organizua festë e Vëllezërve të Selanikut. 11 maj është festa e përbashkët kishtare të të dy shenjtorëve. Të dhënat e para të shkruara për festën datojnë nga viti 1852. Në vitin 1857 festa u shënua edhe në Kishën Bullgare “Shën Stefani” në Stamboll bashkë me shërbesë për Shën Ivan Rillski Çudibërësin. Pas vendosjes së Kalendarit Gregorian në vitin 1916 festa filloi të kremtohet më 24 maj sipas kalendarit zyrtar shtetëror, ndërsa sipas kalendarit kishtar liturgjik mbeti më 11 maj.

Në prag të 11 majit  në qytetin Plovdiv u zhvillua procesioni tradicional, me të cilin dhjetëra nxënës dhe mësues nga Shkolla e Mesme Humanitare "Shenjtor Kirill dhe Metodij ”në qytet shënojnë ditën e shenjtorëve mbrojtës të shkollës. “Është akoma e gjallë fryma e kësaj feste që kremtohet që para Çlirimit”, thanë nxënësit e klasave të 12-të që morën pjesë në procesion në krye të të cilit ishte ikona e Vëllezërve të Shenjtë. “Shkrimi ynë na ka ruajtur si bullgarë, ne ua transmetojmë fëmijëve me dashuri, gëzim dhe krenari”, theksoi mësuesja e tyre e historisë Maria Pashkuleva.

Në se dëshironi të mësoni pse 11 maj njihet edhe si Dita e Bullgarisë në qytetin brazilian Sao Paulo dhe si lidhet me shkollat bullgare jashtë vendit ju ftojmë të lexoni botimin “Trëndafilat e Bullgarisë” në shkollën e së dielës në Sao Paulo” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.


Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD